Njoftim

Rikthehet normaliteti në udhetimet drejt Shteteve të Bashkuara për personat e vaksinuar plotesisht.

Duke filluar nga data 8 nëntor, çdo udhëtar ndërkombëtar, i cili niset drejt SHBAsë përmes linjave ajrore, duhet që përpara se të hyjë në bordin e avionit që niset drejt SHBA:
-të jetë plotësisht i vaksinuar;
-të paraqesë provën e vaksinimit;
-të paraqesë test me rezultat negativ për Covid-19, të marrë maksimumi tre ditë përpara datës së fluturimit drejt SHBA.

Plotësisht të vaksinuar konsiderohen ata persona të cilët kanë kaluar 14 ditë të plota nga administrimi i dozës së dytë të vaksinës, për vaksinat me dy doza dhe administrimi i dozës së vetme të vaksinës, për vaksinat me një dozë.

Vaksinat që do të pranohen sa i përket këtij rregulli janë:
-Johnson&Johnson;
-Pfizer-BioNTech;
-Moderna;
-AstraZeneca;
-Covishield;
-BIBP/Sinopharm;
-Sinovac.

Dokumentet që do të pranohen si dëshmi vaksinimi janë:
-Çertifikatat e vaksinimit me QR Code1, në letër apo dixhitale (e gjeneruar në Shqipëri nga e-albania për të vaksinuarit në Shqipëri);
-Certifikata vaksinimi të lëshuara në nivel kombëtar (dëshmia e vaksinimit e lëshuar nga CDC për të vaksinuarit në SHBA).

Kategoritë me interes për publikun, të cilat përjashtohen nga detyrimi për të paraqitur provë të vaksinimit janë:

1.Fëmijët nën 18 vjeç;
2.Shtetasit e SHBA;
3.Rezidentët e përhershëm të SHBA.

Për këto kategori, koha e marrjes së testit me rezultat negativ të Covid-19 do të jetë maksimumi një ditë para datës së fluturimit të tyre drejt SHBA.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00