Njoftim!

Ju bëjmë me dije se që prej datës 26 janar 2021, rregullat e hyrjes përmes transportit ajror të udhëtarëve ndërkombëtarë në SHBA do të ndryshojnë. Që prej kësaj date, SHBA do të kërkojë që të gjithë këta udhëtarë të jenë testuar negativë për Covid në tre ditët e fundit përpara nisjes së udhëtimit drejt SHBA dhe të jenë të pajisur me dokumentin që verifikon rezultatin ‘Negativ’ të testit, qoftë në formë të shkruar apo elektronike, në mënyrë që ta paraqesin tek stafet e linjave ajrore. Këto stafe do të jenë të detyruar të konfirmojnë që secili udhëtar paraqet një test negativ përpara se t’i lejojnë ata të akomodohen në bordin e avionit dhe do të jenë të detyruar të ndalojnë këdo që nuk paraqet këtë dokument.

Pas mbërritjes në territorin e SHBA, udhëtarët janë të detyruar të qëndrojnë për 7 ditë në karantinë, në ambientet ku do të akomodohen, dhe do duhet të testohen sërish 3-5 ditë pas mbërritjes.

Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) këto masa, të kombinuara me masat mbrojtëse të përditshme si mbajtja e maskave dhe distancimi social, do të bëjnë që udhëtimet të jenë më të sigurta, më të shëndetshme dhe më të garantuara për mospërhapjen e virusit në avionë, aeroporte apo destinacione.

Të gjitha rregullat e tjera mbeten në fuqi.

Ju faleminderit

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00