Njoftim 28 mars 2020

 

Të nderuar bashkëkombas,

Në vijim të njoftimeve mbi gjëndjen e emergjencës së shpallur për shkak të COVID-19, ju informojmë se duke filluar prej datës 27 mars, të gjitha udhëtimet nga SHBA drejt Evropës dhe më tej drejt Shqipërisë janë mbyllur. Qytetarët që e kanë pasur të domosdoshme largimin në Shqipëri janë, janë larguar nëpërmjet kompanisë “Turkish Airlines” e cila ka operuar në itinerarin SHBA-Stamboll-Tiranë deri më datë 27 mars.  

Në këto kushte, ju lutem ndiqni faqen e Ambasadës deri në një njoftim të dytë për hapjen e fluturimeve.

Në rastet kur kërkohet zgjatja e  kohës së ligjshme të qëndrimit për qytetarët shqiptarë që ndodhen në SHBA gjatë kësaj periudhe, Administrata amerikane e Shërbimeve të Emigracionit ka publikuar informacionin e nevojshëm me këtë rast, në link-un:

https://www.uscis.gov/visit-united-states/extend-your-stay

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC dhe Zyra Konsullore në Nju Jork është në gatishmëri të plotë 24 orë për çdo pyetje apo mbështetje për shtetasit shqiptar në numrat e telefonit:

‪+1 347 241 4434‬

‪+1 202 758 9526‬

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00