Njoftim 26 mars 2020

Të nderuar bashkëkombas,

Në vijim të njoftimeve mbi gjëndjen e emergjencës së shpallur për shkak të COVID-19, i bëjmë sërish thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë në SHBA, të qëndrojnënë shtëpi si edhe të kufizojnë maksimalisht udhëtimet dhe lëvizjet që nuk janë të domosdoshme.

Gjithashtu, këshillojmë që të kufizohen udhëtimet drejt Shqipërisë përveç rasteve me rëndësi të veçantë. Në këto raste, ju bëjmë me dije se udhëtimet nga SHBA drejt Shqipërisë vijojnë me Turkish Airlines i cili operon 3 herë në javë nga Nju Jork dhe Uashington DC.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC dhe Zyra Konsullore në Nju Jork është në gatishmëri të plotë 24 orë për çdo pyetje apo mbështetje për shtetasit shqiptar në numrat e telefonit:

+1 347 241 4434

+1 202 758 9526

Ju urojmë të jeni të gjithë mirë dhe tregoni kujdes për veten!

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00