Njoftim

Shprehim keqardhjen që mitingu në Boston dhe Filadelfia të SHBA-së më 7 prill 2019 në përkujtim të përvjetorit të Pavarësisë së Greqisë (25 mars 1821) është keqpërdorur nga grupe nacionaliste për të shpalosur programet e tyre shoviniste me pretendime territoriale për jugun e Shqipërisë.
 
Është e papranueshme që në këtë miting që përkujton një nga ngjarjet më të shënuara në historinë e popullit grek, për të cilën dhe arvanitasit dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm, organizatorët e këtij manifestimi lejojnë shfaqjen e qëndrimeve shoviniste që minojnë miqësinë midis dy popujve.
 
Zyra e shtypit të Ambasadës

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00