Ndarja nga jeta e z. Van S. Christo, Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Massachussets.

Me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të z. Van S. Christo, Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Massachussets.

Z. Van S. Christo ishte me prejardhje nga Korça, gjithmonë krenar për vendin e tij të lindjes; bashkëkohës i Fan S. Noli & Faik Konicës; veteran i dekoruar i Luftës së Dytë Botërore për Marinën e SHBA-ve; biznesmen i suksesshëm dhe drejtues i dedikuar i komunitetit shqiptar.

Ai do të kujtohet për veprimtarinë e tij të palodhur në fuqizimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, në advokimin e çeshtjes kombëtare si dhe në angazhimin aktiv me komunitetin shqiptaro-amerikan, me qëllim përçimin dhe ruajtjen e vlerave dhe traditave tona kombëtare.

Falë veprimtarisë së tij, ai është dekoruar nga krerët e shtetit shqiptar si edhe ka mbajtur prej disa vitesh pozicionin e Konsullit të Nderit të RSH-së në Boston, detyrë të cilin e kryejte me devotshmëri dhe përpikmëri deri sa jetoi.

I shprehim ngushëllimet e sinqerta bashkëshortes Jane Christo, fëmijëve dhe të afërmve si edhe gjithë komunitetit shqiptaro-amerikan me të cilët ai bashkëpunoi shumë ngushtë, për këtë humbje të madhe.

I përjetshëm kujtimi i Tij!

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00