Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Nikon Liolini

Më 1 shtator 2019, ndërroi jetë Kryepeshkopi i Bostonit, New Englandit dhe Kryepeshkopatës Shqiptare, Hirësia e Tij Peshkop Nikon Liolini.

Kryepeshkopi Nikon ishte një personalitet i shquar i komunitetit shqiptar në SHBA, i cili i dedikoi jetën e tij predikimit të mesazhit të Zotit. Falë përkushtimit të tij, Kisha Ortodokse vijoi të jetë streha shpirtërore për shume besimtarë ortodoksë në ShBA.

Me këtë rast, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC, i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të Kryepeshkopit Nikon Liolini si edhe besimtarëve ortodoksë shqiptaro-amerikan në SHBA.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Tij.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00