Ministrja e Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes merr pjesë në Forumin Mbarëkombëtar Ekonomik të Diasporës Shqiptare

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj. Milva Ekonomi, mori pjesë në “Forumin Mbarëkombëtar Ekonomik i Diasporës Shqiptare” në Nju Jork.  Në fjalën e saj ministrja theksoi rëndësinë që marrin investimet në vendlindje të biznesmenëve të suksesshëm me origjinë shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Amerikë.
Qeveria shqiptare, theksoi ministrja, ka ndërmarrë një sërë reformash, të cilat mundësojnë krijimin e një klime të favorshme për të investuar në Shqipëri. Këtë, ministrja Ekonomi e ilustroi me investimet amerikane që operojnë në Shqipëri kur tha se: “Bizneset amerikane që operojnë aktualisht në Shqipëri janë rreth 167 në numër. Shqipëria në fund të vitit 2015 e përllogariste fluksin e investimeve të huaja direkte 884 milion euro. Investimet amerikane zënë 2% të totalit të investimeve të huaja direkte. Viti 2015 ishte një vit që shënoi një hap pozitiv për investimet amerikane në Shqipëri. Ato u rritën me 2.6 herë çka tregon se bashkëpunimi ekonomik po vjen në rritje. Ky fakt dëshmon se shqiptarët në atdhe dhe ata në diasporë në shtetet e bashkuara të Amerikës ndihen më të afërt. Duhet theksuar se për shqiptarët, qeveria amerikane ndihet si një mentor i rëndësishëm dhe kjo, sepse Shqipëria gjithmonë ka besuar që qeveria amerikane është në krah të tyre në përpjekjen e vazhdueshme për demokratizimin e jetës së vendit dhe sigurinë e paqes në Ballkan”, u shpreh Ekonomi.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00