Ministri Klosi zhvillon vizitë punë në Uashington DC

Në datat 24-25 mars 2016, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi zhvilloi një vizitë punë në Uashington DC. Gjatë kësaj vizite Ministri Klosi zhvilloi takime në Departamentin e Shtetit, në Departamentin e Punës si dhe në Bankën Botërore.  
 
Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi u prit në takim nga Drejtori  i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore Tom Yazdgerdi. Z. Yazdgerdi përshëndeti reformat  e ndërmarra nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për mbrojtjen  e shtresave vulnerable, komunitetin rom, politikat rinore dhe barazinë gjinore. Nga bashkëbiseduesit, Shqipëria u cilësua histori suksesi për respektimin e kuotave gjinore, në një pjesë të konsiderueshme të institucioneve vendimmarrëse, me prirjen për të pasur përfaqësim të barabartë në të gjithë nivelet e vendimmarrjes. Z. Yazdgerdi vlerësoi gjithashtu rolin e lidershipit në rajon  të Shqipërisë në fushën e rinisë, sikundër u vlerësua prej tij vëmendja e shtuar ndaj shtresës së ish të persekutuarve dhe përndjekurve politikë të regjimit komunist. Në takim u diskutua edhe kriza e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, ku prej disa muajsh është prekur edhe Ballkani.  Ministri Klosi deklaroi se Shqipëria as nuk i hap e as nuk i mbyll kufijtë, por është në koordinim të plotë dhe në të njëjtën linjë me Bashkimin Evropian dhe partnerët evropianë. 
 
 Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi, zhvilloi gjithashtu një takim me Zëvendës Nënsekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë në Departamentin e Punës, z. Eric Biel. Minstri Klosi bisedoi me Z. Biel për një çështje me mjaft interes, atë të njohjes së sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe SHBA, negociatat për të cilat tashmë kanë nisur. Ministri Klosi i shprehu z. Biel interesin e palës shqiptare për arritjen sa më shpejt të marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke përmendur një sërë marrëveshjesh të ngjashme të nënshkruara me vende si Gejrmania,Kanadaja. Shqipëria ka mundur të përmbyllë marrëveshjet për njohjen e sigurimeve shoqërore me mbi 15 shtete. Ministri Klosi kërkoi mbështetjen e Departamentit të Punës për të shtyrë procesin përpara dhe bërë të mundur arritjen e marreveshjes, që do t”ju shërbejë  mijëra shtetasve shqiptarë që kanë ndarë vitet e punës mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ministri Klosi mori garancinë e z. Biel  se do të sjellë në vëmendjen e drejtorisë përkatëse çështjen e marrëveshjes për sigurimet shoqëerore mes dy vendeve, për të bërë të mundur nënshkrimin sa më shpejt të saj.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00