Ministri i Financave viziton Uashingtonin

Në kuadër të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Ministri i Financave Arben Ahmetaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në datat 6-11 tetor 2016.

Gjatë kësaj vizite Ministri Ahmetaj mbajti një prezantim me temë “Shqipëria, përforcimi i rritjes përmes reformave të thella dhe bashkëpunimit rajonal”, i cili u zhvillua në selinë qendrore të Baknës Botërore. Prezantimi pasqyroi zhvillimet e ekonomisë shqiptare në tre vitet e fundit, me fokus të veçantë në konsolidimin e financave publike dhe reformat strukturore, të cilat kanë bërë të mundur rimëkëmbjen e aktivitetit ekonomik, të reflektuar në uljen e papunësisë dhe shtimin e konsumit e investimeve private.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00