Ministri Beqaj viziton Uashington DC

 Gjatë javës 21-26 shkurt 2016 Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, zhvilloi një vizitë në Uashington DC. Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara z. Beqaj u takua me Ndihmëssekretarin e Shëndetësisë për Çështjet Globale dhe me përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë. Takimet u zhvilluan në kuadër të marrëveshjes së partneritetit strategjik dhe rritjes së kontakteve ndërinstitucionale dhe shënuan kontaktet e para në nivel shteteror të vendosura drejtëpërdrejtë nga Ministria Shëndetësisë me autoritetet amerikane.Gjatë takimeve u diskutuan stadi aktual i bashkëpunimit dypalësh mes vedneve tona në fushën e mjekësisë si dhe u eksploruan mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në këtë fushë, me qëllim importimin në Shqipëri të praktikave më të mira dhe teknikave shëndetësore bashkëkohore që ofron sistemi shëndetësor amerikan.Ministri Beqaj zhvilloi takime dhe me përfaqësues të kompanisë Medtronics, me Presidentin e Universitetit Xhorxh Uashington. Takimet dhe vizitat ishin një mundësi për të eksploruar mundësinë e futjes në Shqipëri të praktikave dhe eksperiencave të reja. Takimi me presidentin e shoqatës mjekësore të Masaçusetsit u fokusua në praktikat më të mira të mjekut të familjes në SHBA dhe kërkesat për kontrolle vjetore check-up për të gjithë popullatën.Kjo vizitë pritet të hapë një marrëdhënie të re në bashkëpunimin në fushën e shërbimit mjeksor mes dy vendeve.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00