Mbi udhëtimin drejt Shqipërisë

           
Të dashur bashkëkombas,
 
Gjendja e emergjencës e shpallur për shkak të COVID-19 ka sjellë kufizime tepër të mëdha në fluturimet e SHBA-ve drejt Evropës dhe më tej drejt Tiranës. Nisur nga masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare  si edhe vendet e Bashkimit Evropian, vetëm një numër tepër i kufizuar kompanish ajrore janë të lejuara të fluturojnë drejt aeroportit të Tiranës.
Itineraret e këtyre fluturimeve ndryshojnë në baza ditore, në varësi të situatës.
Ndaj, për të evituar çdo problem dhe bllokimet e mundshme në aeroportet e qyteteve të ndryshme të Evropës, këshillojmë të gjithë shtetasit shqiptar që janë aktualisht në SHBA, të cilët planifikojnë të udhëtojnë në ditët në vijim, të planifikojnë që udhëtimin e tyre ta planifikojë jo më shpejt se muaji prill, kur të ketë dhe një vlerësim më të qartë mbi vijimin e situatës.
Në rastet kur kërkohet zgjatja e  kohës së ligjshme të qëndrimit për qytetarët shqiptarë që ndodhen në SHBA gjatë kësaj periudhe, Administrata amerikane e Shërbimeve të Emigracionit ka publikuar informacionin e nevojshëm me këtë rast, në link-un:
https://www.uscis.gov/visit-united-states/extend-your-stay
Duke uruar të jeni mirë, lutem respektoni rregullat dhe udhëzimet e shteteve ku jetoni.
Për çdo emergjencë mund të na kontaktoni në çdo kohë në numrat e telefonit:
+1 347 241 4434
+1 202 758 9526

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00