HAPPY NEW YEAR 2021!

Pas disa orësh do të lëmë pas vitin 2020, një vit i pazakontë e tejet sfidues për mbarë botën, i cili na përballi me situata të paparashikueshme dhe shpeshherë të paimagjinueshme. Pavarësisht kushteve të vështira, Ambasada shqiptare në Uashington DC bëri çmos që t’u përgjigjej të gjitha kërkesave dhe nevojave të këtij viti dhe jemi besimplotë se ja kemi dalë.
E mbyllim këtë 2020, me shpresat se viti i ardhshëm 2021 do të vijë më i mbarë, më i shëndetshëm, më i sigurt e më i begatë për të gjithë, duke përmbushur sa më shumë e sa më mirë pritshmëritë e secilit.
Ambasada shqiptare uron të gjithë bashkëkombasit në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën si dhe miqtë amerikanë Gëzuar Vitin e Ri 2021! Le t’i gëzohemi familjeve tona dhe gjithçkaje që kemi të shtrenjtë, duke u lutur së bashku për një 2021 të paqtë e të suksesshëm!
Stafi i Ambasadës së RSH në Uashington DC!

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00