Fushata e shpërndarjes së Abetareve ne Philadelphia

“Bijte E Shqipes” në Filadelfia dhe një komunitet i përkushtuar, kanë 15 vite qe janë organizuar dhe kanë shkollën e tyre të gjuhës. Por përpjekjet e tyre nuk ndalojnë.

Ambasadorja Luli-Faber vizitoi projektin e tyre më të ri të shkollës shqipe dhe qëndrës kulturore, një ndërtesë që mban mbi supe disa përgjegjësi: një ndërtesë e listuar si trashëgimi historike, vendi ku ka filluar rrugëtimin shkolla e parë në Filadelfia, një ndërtesë 295-vjeçare, një përngjasim me “fortesat” shqiptare por që brenda vitit 2019 do të fillojë te presë bijtë e shqipes.
Pas vizitës, Ambasadorja dorëzoi Abetaret dhe Librat e Punës, aq të domosdoshme për nxënësit e kësaj shkolle. 

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00