Fushata e shpërndarjes së Abetareve ne New Jersey

Qendra Kulturore Amerikano-Shqiptare në Riverdale-New Jersey ishte ndalesa jonë e radhës. Program i plotë shkollor plot 3 klasa me nxënës të rinj! Shpesh të ndrojtur por me shumë dëshirë për të mësuar, nxënësit ishin gati të fillonin vitin e ri shkollor. Komuniteti ka siguruar të gjithë kushtet dhe ambjentet e duhura për një aktivitet të zgjeruar arsimor dhe kulturor.

Kryetari Burim Zuta shpjegoi se të gjithë punojnë vullnetarisht. Dhe ishin të gjithë atje, mesuesit e mrekullueshëm dhe prindërit e dedikuar ndaj kësaj tradite të fortë për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe!
Ambasadorja Luli-Faber shpërndau librat për këtë vit të ri shkollor dhe theksoi se Shqipëria dhe Kosova kane unifikuar programet mesimore për diasporën dhe në funksion të saj janë dhe trajnimet që ofrohen për mësuesit.
Suksese në shkollë të gjithë fëmijëve të Qëndrës! 

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00