Festivali i Uorçester

Ambasadorja Faber mori pjesë në një nga eventet më të mëdha artistike që organizon diaspora në SHBA, “Uorcester’s Albanian Festival 2019”.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Ambasadorja theksoi se Festivali që organizohet ndërmjet anëtarëve të komunitetit shqiptar të vjetër dhe të rinj, si një festë që perçon më së miri identitetin tonë, kulturën dhe traditën shqiptare. Në pamundësi për të marrë pjesë tek të gjitha, nga Uorcester Ambasadorja përshëndeti festivalet dhe aktivitetet e organizuara nga komuniteti shqiptaro-amerikan në disa shtete këtu në SHBA duke u shprehur mirënjohëse pë punën e palodhur të organizatave shqiptare, komitetet organizatore, vullnetarët e shumtë dhe sponsorët e këtyre manifestimeve të mëdha.
Ambasadorja theksoi rëndësinë e këtij eventi, i cili është kthyer tashmë në një traditë që mbledh çdo vit e më shumë anëtarë të komunitetit shqiptar, por jo vetëm, si edhe zgjon çdo ditë e më shumë dëshirën dhe interesin e brezave të rinj të komunitetit për të mësuar, përçuar dhe ruajtur vlerat kombëtare shqipëtare.
Festivalin e përshëndetën përsonalitete lokale të Usterit si edhe Kongresmeni Jim McGovern, një mik i mirë i komunitetit shqiptar në Masaçustes si edhe Ambasadës sonë.
Festivali i Usterit mbetet një nga eventet më të rënëdësishëm dhe më masivët për komunitetin, ku marrin pjesë çdo vit më shumë se 12.000 persona.
 

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00