Festimet e 107 vjetorit të Pavarësisë

Tashmë filluan festimet e 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë! Ndër veprimtaritë e para ishte një ceremoni zyrtare e organizuar në sallën emblematike të Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut dhe mundësuar nga z. Mark Gjonaj, anëtar i këtij Këshilli.
 
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Ambasadorja Faber. Në fjalën e saj përshëndetëse, ajo nënvizoi rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare nê shtetformim dhe vuri në dukje se diaspora jonë nëSHBA ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona.

Gjithashtu, Ambasadorja shprehu mirënjohjen për SHBA-të, mbështetësit më të mëdhenj në periudhat më të vështira për kombin tonë. Ajo theksoi se Shqipëria ka kaluar momente të vështira dhe të rëndësishme historike, të cilat nuk mund të ishin përballuar me sukses pa mbështetjen jetike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Ambasadorja përmbylli fjalën me këtë shënim: “30 vite më parë, gjatë stërvitjes ushtarake (zborit) trajnoheshim për të luftuar armikun më të madh të vendit, Amerikën. Në asnjë nga ëndrrat më të shfrenuara të asaj kohe nuk mund ta imagjinoja se do vinte kjo ditë, kur unë të qëndroja para jush si Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, dhe së bashku me komunitetin shqiptaro-amerikan të mblidheshim së bashku në këtë ndërtesë simbolike, Bashkinë e Qytetit të Nju Jorkut, të mblidheshim në qendër të Manhatanit , në zemër të Shteteve të Bashkuara, të festonim një festë shqiptare dhe të thoja në gjuhën shqipe Gëzuar Festën e Flamurit. Për shumë nga të pranishmit në sallë kjo ishte një ëndërr e disa dekadave. Faleminderit Mark Gjonaj që munde të bësh realitet një ëndërr të tillë”.
 
Në këtë ditë të veçantë u dekoruan disa personalitete të shquara të komunitetit tonë në SHBA.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00