Dyert e hapura te Ambasades ne NYC per here te pare

 Dyert e hapura te Ambasades, kete here u mundesuan ne menyre simbolike ne New- York. Ne kuader te javes se Asamblese se Pergjithshme ne OKB, Ambasada e Shqiperise ne Washington organizoj nje mbremje miqesore me Ministrin per Evropen dhe Punet e Jahtme, Z. Ditmir Bushati, dhe intelektualet e profesionist te cilet punojne apo studiojne ne Manhatten dhe zonat perreth. Ne kete aktivitet nderuan me pjesemarrjen e tyre dhe Zv Kryeministri te pare dhe Ministri i Puneve te Jashtme i Republikes se Kosoves Z. Begjet Pacolli si dhe kater te Shqiperise dhe Kosoves ne SHBA DHE OKB.
Ministri Bushati shprehu vleresimin e ti mksimal per bashkeatdhetaret ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, jo vetem per kontributin e tyre ndaj atdheut por edhe per nivelin e larte te integrimit ne shoqerine Amerikane, ndersa konfrmoi angazhimin e tij te plote ne themelimin e bashkepunimit me Diasporen si dhe permisimin e cilesise ndaj sherbimeve ndaj tyre.
Ambasadorja pati mundesine te falenderoj pjesemarrjen e gjere ne kete aktivitet te organizuar per here te pare ne NYC. Nje falenderim i vecante ju dedikua Ziko Food Coorporation dhe Hotelit Kimberly qe me dashamiresi sponsorizuan organizimin e aktivitetit, si dhe tingujt e muzikes Shqipetare te pjanistit te talentuar Altin Shehu.

 

 

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00