Dyert e hapura te Ambasadës

Kultura,kulinaria, turizmi, historia, muzika shqiptare ishin kryefjala e mbrëmjes së sotme.

Kësaj radhe, në një atmosferë tërësisht shqiptare, kishim kënaqësinë të kishim #DyerteHapuratëAmbasadës, dhe të mirëprisnim një grup qytetarësh të Uashingtonit, të cilët donin të dinin më shumë rreth Shqipërisë.
Në fjalën e saj, Ambasadorja Luli-Faber i falënderoi te pranishmit për interesin e tyre ndaj Shqipërisë dhe pas një ekspozeje rreth Shqipërisë i ftoi ata të shijonin nga afër bukuritë natyrore që ofron vendi ynë.
Aktiviteti u shoqërua me gatime dhe muzikë shqiptare, të cilës nuk mund t’i mungonte debutimi i të pranishmëve në kërcimet tona tradicionale.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00