Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

Shën Nënë Terezën dhe kontributin e saj të vyer në fushën e humanizmit, mund ta përkujtojmë vetëm nëpërmjet shërbimit të njërezve në nevojë. Stafi i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë edhe këtë vit u bashkua me Motrat dhe anëtarët e familjes së Misionit të Bamirësisë ”Nënë Tereza” në Uashington DC.
Fillimisht na përfshiu një bisedë mbresëlënëse me Motrat që punojnë në këtë qendër dhe u shprehëm falenderimet dhe mirënjohjen për punën e tyre të palodhur në vijim të misionit të Shenjtores Nënë Tereza ndaj njerëzimit. Natyrshëm vijuam tek sallat e përgatitjes së ushqimeve, ambjente të cilat i njohim tashmë pasi kthehemi herë pas here. Me përulje kontribuam dhe u shërbyem drekën njërëzve në nevojë të cilët strehohen në këtë qendër. Një pjesë e tyre janë pothuajse të pamundur por të gjithë flasin me shumë respekt dhe mirënjohje.

Shën Nënë Tereza mbetet simboli global i humanizmit e cila nëpërmjet misionit të saj fisnik të bamirësisë dhe të përkujdesjes njerëzore, u bë simbol krenarie për të gjithë ne. Nënë Tereza e ka vizituar disa herë Misionin Bamirës në Uashington DC. Bisedat me të dhe historitë e saj jetojnë me Motrat e misionit në çdo shërbim që ato ofrojnë gjithmonë buzagaz.
Shën Nënë Tereza thotë: “Nuk ka rëndësi se sa japim, por se sa dashuri dhurojmë në ato gjëra që japim”. Sot ju përkushtuam totalisht këtij misioni!

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00