Ditë Shqiptare në Uashington DC

Për të tretin vit radhazi ftohen të marrin pjesë të rinjtë shqiptarë që studiojnë në SHBA, të cilët kanë interes për të njohur nga afër mënyrën e funksionimit të institucioneve amerikane, format e bashkëpunimit me qeverinë dhe shtetin shqiptar, zhvillimin e partneritetit mes dy vendeve, fushat e bashkëpunimit, rëndësinë që ka për Shqipërinë partneriteti strategjik me SHBA-në, etj.

Kjo mundësi ju ofrohet studentëve shqiptarë dhe shqiptaro-amerikanë që studiojnë në SHBA, ku prioritet do t’iu jepet studentëve në nivel Master dhe PhD. 

Studentët e interesuar duhet të dërgojnë në adresën events.washington@mfa.gov.al​brenda datës 30 shtator 2019 dokumentacionin e mëposhtëm:

• Jetëshkrim (CV/Resume) të përditësuar

• Letër motivimi, maksimumi 300 fjalë

Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Ambasada për detaje të mëtejshme. 

Kandidatët e interesuar do të duhet të mbulojnë shpenzimet e hotelit dhe udhëtimit, në rast se pjesëmarrja e tyre në këtë aktivitet kerkon udhëtim drejt Uashington DC. Ambasada mund të ndihmojë për rezervimet e hotelit.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00