Ditë Shqiptare në Uashington DC

Për të dytin vit rrjesht ftohen të marrin pjesë të rinjtë shqiptarë që studiojnë në SHBA, të cilët kanë interes të për të njohur nga afër mënyrën e funksionimit të institucioneve amerikane, format e bashkëpunimit me qeverinë dhe shtetin shqiptar, zhvillimin e partneritetit mes dy vendeve, fushat e bashkëpunimit, rëndësinë që ka për Shqipërinë partneriteti strategjik me SHBA-në, etj.
Kjo mundësi iu ofrohet studentëve shqiptarë dhe shqiptaro-amerikanë, ndër të cilët prioritet do t’iu jepet studentëve në nivel Master dhe PhD.

Studentët e interesuar, brenda datës 5 nëntor 2018, duhet të dërgojnë në adresën events.washington@mfa.gov.al dokumentacionin e mëposhtëm:
• Jetëshkrim (CV/Resume) të përditësuar
• Letër motivimi, maksimumi 300 fjalë
Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Ambasada për detaje të mëtejshme.
Kandidatët e interesuar do të duhet të mbulojnë shpenzimet në rast se pjesëmarrja e tyre në këtë aktivitet parashikon udhëtim drejt Uashington DC.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00