Darka e Iftarit të shtruar nga Presidenti Amerikan Donald Trump

Ambasadorja Faber mori pjesë për herë të dytë në Darkën e Iftarit të shtruar nga Presidenti Amerikan Donald Trump.
Ambasadorja zhvilloi një bisedë të drejtëpërdrejtë me Presidentin dhe prezantoj ecurinë e Shqipërisë. Gjithashtu bisedoi me zv/Presidentin Pence dhe disa nga anëtarët e kabinetit qeveritar. ku ndër të tjera i siguroi  që Shqipëria është një nga partneret e palëkundura të SHBA-ve në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe një nga bashkëpunëtorët e ngushtë në fushat e sigurisë, paqes dhe stabilitetit.
Është shumë e rëndësishme që Presidenti Amerikan i kushton një pjesë të veçantë të axhendës së tij kësaj feste të rëndësishme për komunitetet muslimane në të gjithë botën, duke e theksuar si një “kohë që i afron më pranë njëri-tjetrit familjet dhe komunitetet”.
 Në takime të tilla Shqipëria spikat edhe për shembullin e lirisë dhe tolerancës fetare.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00