Darkë zyrtare në nder të anëtarëve drejtues të AJC

Ambasadorja Faber shtroi një darkë në ambjentet e Ambasadës në nder të anëtarëve drejtues të AJC, të cilët ndodhen në Uashington në kuadër të organizimit të Forumit Global 2019 amerikano-hebre.
Darkën e nderuan Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Kongresin amerikan Eliot Engel dhe Drejtori Ekzekutiv i AJC-së David Harris.
Pjesëmarrësit vlerësuan marrëdhëniet e ngushta ndërmjet shtetit shqiptar dhe izraelit duke vënë në pah kontributin e jashtëzakonshëm të popullit shqiptar në mbrojtje të hebrenjve.
Kongresmeni Engel shprehu vlerësimin për zhvillimet pozitive në Shqipëri, në rrugëtimin drejt integrimit evropian si edhe kontributin që jep Shqipëria si aleate e NATO-s dhe e SHBA-ve, duke nënvizuar lidhjet e ngushta ndërmjet dy popujve.
Më tej, biseda vijoi me mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00