Cakaj – Dimitrov: Nënshkruhet në SHBA marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë vizitës së tij në SHBA zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Uashington.
Në këtë takim u diskutua mbi përpjekjet e bëra me vendet e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fusha me interes të përbashkët dhe të ndërsjelltë.
Në përfundim të takimit Ministri në Detyrë Cakaj dhe homologu i tij Dimitrov me dëshirën për të dhënë kontribut në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe-kulturore, nënshkruan marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut  për themelimin e Qendrave Kulturore dhe Informative në Republikën e Shqipërisë  dhe Qendrave Kulturore dhe Informative në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut angazhohen të intensifikojnë marrëdhëniet kulturore mes dy vendeve tona e të promovojnë vlerat më të mira respektive në fushën e artit dhe shkencës, si dhe të përgatisin e shpërndajnë buletine informative për ngjarjet dhe eventet e organizuara nga Qendrat Kulturore dhe Informative, duke përfshirë përdorimin e teknologjive bashkëkohore të komunikimit.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00