Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC bën me dije se ka ndjekur nga afër ngjarjet e trishtueshme të ndodhura në 24 orët e fundit në El Paso dhe Ohio dhe ka marrë kontaktet e menjëhershme me personat e kontaktit nga diaspora shqiptare në vendet respektive si edhe autoritetet përkatëse.
Nisur nga informacionet e tyre deri në këto momente, konfirmohet që fatmirësisht midis viktimave dhe të lënduarve nuk ka shtetas shqiptarë apo shqiptaro-amerikan.