Articles

Ministri në Detyrë Cakaj takon Kryetaren e Kongresit Amerikan Nancy Pelosi: Mirënjohje për mbështetjen e saj për forcimin e lidhjes Euro-Atlantike

Albanian

Në margjinat e takimit të përbashkët të organizuar në Kongresin amerikan me rastin e 70 vjetorit të krijimit të NATO-s, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Kryetaren e Kongresit amerikan Nancy Pelosi.
Në këtë takim, u ndanë qëndrime të përbashkëta për sa i përket forcimit të lidhjes Euro-Atlantike dhe u nënvizua fakti se kjo lidhje ka krijuar jo vetëm siguri dhe stabilitet por edhe premisat për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e forcim të shkëmbimeve politike e kulturore.

Ministri në Detyrë Cakaj nis vizitën në Uashington me takime dypalëshe me zyrtarë të lartë amerikanë

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj nis vizitën e tij në SHBA ku ndodhet për të marrë pjesë në Ministerialin e NATO-s, si dhe për të zhvilluar një serë takimesh dypalëshe me përfaqësues të lartë amerikanë dhe homologë të tij nga vendet aleate.
Në ditën e parë të qëndrimit në Uashington Ministri në Detyrë Cakaj, u takua me senatorin Ron Johnson, Kryetar i Nënkomitetit të Senatit për Evropën dhe Bashkëpunimin e Sigurisë Rajonale si dhe kongresmenin Lee Zeldin.

Gëzuar 28 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA

Albanian

Data 15 mars është një ditë e veçantë për marrëdheniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë, pasi ajo shënjon ditën e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona.
Ndaj, ne sot festojmë 28 vite marrëdhënie të shkëlqyera diplomatike,duke qenë partnerë dhe aleatë në iniciativa ndërkombëtare ku ndajmë të njëjtat vlera, angazhime dhe sfida.
 
Niveli i marrëdhënieve tona është gjithmonë e në rritje. Ai kulmoi me

Ambasadorja Faber e ftuar në “American University” me rastin e 8 Marsit

Albanian

Uashingtoni është një qytet ku diplomacia gërshetohet fort me jetën studentore. Një ngjarje e tillë ishte dhe diskutimi i hapur në Universitetin Amerikan - Instituti i Gruas dhe Politikës.
Ambasadorja Faber ishte e ftuar në një panel të vetëm me gjashtë ambasadore të vendeve të ndryshme, ku mundi të fliste për rolin në rritje të gruas shqiptare në drejtimin e politikës shqiptare dhe në fusha të tjera të jetës.

Filmi “Besa” shfaqet në Universitetin e Harvardit

Albanian

 
Shoqata e studentëve shqiptarë në Universitetin e Harvard-it në Boston, organizuan në ambjentet e këtij Universiteti shfaqjen e filmit “Besa”, një histori e jashtëzakonshme e shqiptarëve që shpëtuan Hebrenjtë gjatë Luftës së II-të Botërore.

Takimet e Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj me përfaqësues të lartë të administratës, Kongresit dhe Senatit amerikan

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë qëndrimit të tij në SHBA, në kuadër të ministerialit të Koalicionit Global Kundër ISIS, zhvilloi një seri takimesh me përfaqësues të lartë të administratës, Kongresit dhe Senatit amerikan, si dhe me homologë të tij, Ministra të Punëve të Jashtme të disa vendeve evropiane.

Pjesëmarrja e Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global për Shkatërrimin e ISIS

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global për Shkatërrimin e ISIS, organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në Uashington.

Samiti i Dytë i Diasporës

Albanian

Ju njoftojmë se në datat 28 shkurt deri në 2 mars 2019 do të zhvillohet në Shqipëri Samiti i Dytë i Diasporës.
Ky aktivitet do të zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Edi Rama në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën.
Qëllimi i Samitit është vlerësimi i të gjitha aktiviteteve dhe angazhimeve të ndërmarra gjatë punimeve të Samitit të Parë të Diasporës, si dhe të krijojë disa struktura të reja që do të koordinojnë dhe ndjekin në vijimësi realizimin e çështjeve që do të ngrihen në Samitin e Dytë.

Një Ditë Shqiptare në Uashington DC

Albanian

Në kuadër të Festës Kombëtarë, për të dytin vit rradhazi, Ambasada zhvilloi aktivitetin “Ditë Shqiptare në Uashington DC”, me një grup të përzgjedhur studentësh shqiptare-amerikanë dhe shqiptarë që studiojnë në universitete të ndryshme në SHBA.

Pages

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00