Articles

Vizitë pune në Palo Alto

Albanian

Ambasadorja Faber zhvilloi një vizitë në Silicon Valley, Kaliforni. Silicon Valley është qendra globale për teknologjinë e lartë të informacionit, inovacionin si edhe median sociale. Ajo zhvilloi fillimisht takime me zv/Menaxheren e Qytetit Palo Alto, Michelle Poché Flaherty dhe ekipin e saj dhe Presidenten e Dhomës së Tregtisë së Palo Alto-s, znj. Judy Kleinberg.

Takim me znj. Susan Falatco, Drejtore e Evropës Qendrore dhe Jugore

Albanian

Zhvilluam konsultimet e fundit me znj. Susan Falatco, në cilësinë e saj si Drejtore e Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, pasi ajo do të marrë detyrën e saj të radhës në Ambasadën amerikane në Slloveni.
 
Ambasadorja Faber e uroi znj. Falatco për detyrën e saj dhe i shprehu mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin e frytshëm dhe vëmendjen e saj ndaj vendit tonë.
Znj. Falatco është një mike e Shqipërisë dhe e Rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Takim me Ndihmës Përfaqësuesin e SHBA-ve për Tregtinë në Shtëpinë e Bardhë z. Daniel Mullaney.

Albanian

Ambasadorja Faber zhvilloi një takim produktiv me Ndihmës Përfaqësuesin e SHBA-ve për Tregtinë në Shtëpinë e Bardhë z. Daniel Mullaney.
Gjatë takimit u diskutua mbi intensifikimin e përpjekjeve për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik si edhe nxitjen e projekteve në këtë fushë.
Rritja e bashkëpunimit ekonomik është prioritet i punës së Ambasadës, bazuar edhe në Dokumentin e Partneritetit Strategjik ndërmjet dy vendeve tona.

Takim me z. Peter Haas Nd/Sekretarin Kryesor në Byronë e Çështjeve Ekonomike në Departamentin e Shtetit.

Albanian

Një takim i frytshëm i Ambasadores Faber me z. Peter Haas Nd/Sekretarin Kryesor në Byronë e Çështjeve Ekonomike në Departamentin e Shtetit.
Biseda u përqëndrua mbi rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona si dhe inkurajimin e një prezence më të madhe të kompanive amerikane në Shqipëri dhe në rajon.
U vu në dukje përmirësimi i mjedisit të biznesit në Shqipëri dhe mundësitë që ofron vendi ynë veçanërisht në sektorët kryesorë si energjia, agrikultura, fusha e teknologjisë së informacionit dhe turizmi.

Takim me stafin e ri të Ambasadës se SHBA-ve në Tiranë

Albanian

Rritja e bashkëpunimit me stafin e Ambasadës Amerikane në Tiranë është një nga strategjitë që ka sjellë mjaft rezultate pozitive. Diplomatët e rinj që do të shërbejnë në Ambasadën amerikane në Tiranë sot ishin ftuar për t’u prezantuar me Ambasadoren dhe stafin e Ambasadës Shqiptare në Uashington.
Biseda u përqëndrua në bashkëpunimin sa më të ngushtë të stafeve tona, për projektet e përbashkëta, me qëllimin kryesor intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ngushtë sipas fushave përkatëse, bazuar në partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve tona.

Darkë zyrtare në nder të anëtarëve drejtues të AJC

Albanian

Ambasadorja Faber shtroi një darkë në ambjentet e Ambasadës në nder të anëtarëve drejtues të AJC, të cilët ndodhen në Uashington në kuadër të organizimit të Forumit Global 2019 amerikano-hebre.
Darkën e nderuan Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Kongresin amerikan Eliot Engel dhe Drejtori Ekzekutiv i AJC-së David Harris.
Pjesëmarrësit vlerësuan marrëdhëniet e ngushta ndërmjet shtetit shqiptar dhe izraelit duke vënë në pah kontributin e jashtëzakonshëm të popullit shqiptar në mbrojtje të hebrenjve.

Festivali i Uorçester

Albanian

Ambasadorja Faber mori pjesë në një nga eventet më të mëdha artistike që organizon diaspora në SHBA, “Uorcester’s Albanian Festival 2019”.

Stafet drejtuese të Senatit të Kongresit Amerikan dhe Këshilli i Atlantikut vizitojnë Tiranën

Albanian

Delegacioni i stafeve drejtuese të Senatit të Kongresit Amerikan dhe Këshillit të Atlantikut (NAC) i kryesuar nga Zv/Presidenti Ekzekutiv i NAC Damon Wilson, përfunduan një vizitë të suksesshme në Tiranë të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë ne Uashington DC.
Delegacioni kishte një axhendë tepër të pasur dhe zhvilloi një sërë takimesh me të gjithë Krerët e shtetit dhe institucionet e tjera relevante.

Takim me z. Stephen Reena, Drejtor i Qendrës së Advokimit në Departamentin e Tregtisë

Albanian

Ambasadorja Floreta Faber zhvilloi një takim në Ambasadë me z. Stephen Reena, Drejtor i Qendrës së Advokimit në Departamentin e Tregtisë si edhe me stafin që mbulon Shqipërinë në Departamentin e Tregtisë.
Ndër të tjera, Qëndra bashkërendon përpjekjet e qeverisë së SHBA-së për të advokuar në mënyrë institucionale kompanitë dhe investitorët amerikanë të cilët janë ofertues dhe pjesëmarrës në tenderat ndërkombëtarë.

Anëtarët e Gardës së Nju Xhersit nderojnë Nëntetaren Zarife Hasanaj dhe Komandantin Klodian Tanushi

Albanian

Ambasadorja Faber priti në ambjentet e Ambasadës anëtarët e Gardës së Nju Xhersit, të kryesuar nga Gjenerali Jemal Beale, të cilët udhëtuan posaçërisht nga Nju Xhersi në Uashington DC për të nderuar anëtarët e Forcave të Armatosura që humbën jetën në Misionin e NATO-s në Letoni, Nëntetaren Zarife Hasanaj dhe Komandantin Klodian Tanushi.
Anëtarët e Gardës i dhuruan Ambasadores një fotografi të dy dëshmorëve, në shenjë nderimi ndaj tyre.

Pages

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00