Articles

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë viziton Uashingtonin

Albanian

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, zhvilloi një vizitë në Uashington DC në datat 9 - 17 maj 2016. Gjatë kësaj vizitë z. Meta zhvilloi disa takime me përfaqësues të qeverisë Amerikane, në Kongresin dhe Senatin Amerikan, si dhe zhvilloi një numër tryezash dhe aktivitetesh publike.

"Xhiroja e botës nëpërmjet ambasadave" kalon përmes Shqipërisë

Albanian

Prej 9 vitesh ambasadat e akredituara në kryeqytetin e SHBA-së, në kuadër të Passport DC (muaj që celebron jetën diplomatike në Uashington), hapin dyert e tyre për publikun e gjerë. Një nga veprimtritw më të suksesshme që zhvillohen gjatë muajit të Passport DC është “Xhiroja e botës përmes Abasadave”, gjatë të cilws Ambasada të shumë vendeve hapin dyert për publikun e gjerë. Në edicionin e saj të nëntë, “Xhiroja e botës përmes ambasadave” për herë të parë kaloi dhe nëpërmjet Shqipërisë.
 

Kryemnistri Rama takon Presidentin Obama dhe Zëvendëspresidentin Biden

Albanian

Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Kryeministrit Edi Rama, në përbërje të të cilit ishte Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministri i Punëve te Brendshme Saimir Tahiri, zhvilloi një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama dhe me Zv/Presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Ministri Klosi zhvillon vizitë punë në Uashington DC

Albanian

Në datat 24-25 mars 2016, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi zhvilloi një vizitë punë në Uashington DC. Gjatë kësaj vizite Ministri Klosi zhvilloi takime në Departamentin e Shtetit, në Departamentin e Punës si dhe në Bankën Botërore.  
 

Ambasada e RSH në Uashington feston 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në

Albanian

15 Marsi i vitit 2016 shënoi 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Me këtë rast, më datë 17 mars 2017 Ambasadorja e Shqipërisë në Uashington DC, znj. Floreta Faber, organizoi një pritje ku ishin të ftuar Ambasadorë, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Uashington, si dhe përfaqësues të Departamentit të Shtetit dhe institucioneve qeveritare amerikane.

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvillon vizitë pune në Uashington DC

Albanian

Në datat 24 – 26 shkurt 2016 Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati Zhvilloi një vizitë pune në Uashington DC. Kjo vizitë vjen në një moment kur të dy vendet tona, partnere strategjike, ndajnë një agjendë intensive të bashkëpunimit në planin dypalësh, rajonal dhe atë ndërkombëtar. Në kuadër të kësaj vizite Ministri Bushati zhvilloi një takimin në Këshillin e Sigurisë Kombëtar me Zv/këshilltaren e Këshillit Kombëtar Avril Haines. Ministri Bushati u prit gjithashtu në takim në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland.

Ministri Beqaj viziton Uashington DC

Albanian

 Gjatë javës 21-26 shkurt 2016 Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, zhvilloi një vizitë në Uashington DC. Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara z. Beqaj u takua me Ndihmëssekretarin e Shëndetësisë për Çështjet Globale dhe me përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry viziton Tiranën

Albanian

Më datë 14 shkurt 2016 Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry vizitoi Tiranën, ku u prit nga Presidenti Nishani, për të vazhduar më pas me agjendën e takimeve me Kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, Kryetarin e opzitës Lulzim Basha dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Vizita e Sekretarit Kerry vjen në një moment të veçantë të raporteve dypalëshe, duke nisur kësisoj më së miri celebrimin e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Në prill të vitit të kaluar, në Uashington, mes Shqipërisë dhe SHBA-ve u nënshkrua Deklarata e

Komuniteti shqiptar në SHBA feston Ditën e Flamurit

Albanian

Me rastin e festave nëntorit, Komunieteti shqiptar Shtetet e Bashkuara

Ambasadorja Faber zhvillon mëngjes pune me rastin e vizitës së znj. Dade në Uashington

Albanian

Me rastin e vizitës së Kryetares së Komisionit të Jashtëm të Kuvendit Arta Dade në Uashington DC, Ambasadorja Faber, në bashkëpunim me Women’s Foreign Policy Group, organizoi një mëngjes pune me temë” Roli i grave në politikën e jashtme të Shqipërisë”. Në këtë aktivitet morën pjesë anëtare të bordit të Women’s Foreign Policy Group, Ambasadore, përfaqësuese të biznesit, etj.Gjatë fjalës së saj Znj.

Pages

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00