Articles

Ambasada zhvillon takim për prezantimin e aplikacionit E-Konsullata dhe Samitit të Diasporës

Albanian

Ambasada e RSH në Uashington DC, zhvilloi një pritje/takim me komunitetin shqiptar të zonës së Uashington DC me qëllim prezantimin e aplikacionit E-Konsullata dhe dhënien e informacionit më të detajuar për organizimin e Samitit të Diasporës. Në këtë takim ishin të pranishëm dhe Ministri i Financave, Z. Arben Ahmetaj, si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Genti Sejko, të cilët ndodheshin në Uashington DC për të marrë pjesë në takimet e përvitshme të FMN-së dhe Bankës Botërore.

Zëvendësministri i Financave zhvillon takim në Departamentin e Thesarit

Albanian

Në kuadër të vizitës në Uashington DC me rastin e takimeve vjetore të FMN-se dhe BB-së, Zëvendësministri i Financave, i cili shoqëronte Ministrin Ahmetaj gjatë kësaj vizite, zhvilloi një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Thesarit për Evropën, znj. Clay Berry, gjatë të cilit u diskutua bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e financës, si dhe mundësia e nisjes së negociatave për marrëveshjen e shmangies së tatimit të dyfishtë.

Ministri i Financave viziton Uashingtonin

Albanian

Në kuadër të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Ministri i Financave Arben Ahmetaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në datat 6-11 tetor 2016.

Presidenti Nishani zhvillon vizitë në Çikago

Albanian

Gjatë vizitës në SHBA Presidenti Nishani vizitoi dhe Çikagon. Atje ai u prit nga Këshilli i Çikagos për Çështjet Globale (Chicago Council on Global Affairs), ku zhvilloi një takim me Presidentin e Këshillit, Ambasadorin Ivo Daadler, ish-përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO.
 

Presidenti Nishani zhvillon vizitë në Uashington DC

Albanian

Në fund të muajit shtator 2016, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë së cilës ai vizitoi dhe Uashington DC e Çikagon. Gjatë qëndrimit në Uashington DC Presidenti kreu homazhe në Memorialin e Pentagonit, pikërisht në vendin ku vazhdimisht nderohen dhe përkujtohen 184 viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 dhe familjet e tyre për sakrificën që bënë dikur në mënyrë që liria të vazhdojë të triumfojë.

Ministrja e Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes merr pjesë në Forumin Mbarëkombëtar Ekonomik të Diasporës Shqiptare

Albanian

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj. Milva Ekonomi, mori pjesë në “Forumin Mbarëkombëtar Ekonomik i Diasporës Shqiptare” në Nju Jork.  Në fjalën e saj ministrja theksoi rëndësinë që marrin investimet në vendlindje të biznesmenëve të suksesshëm me origjinë shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Amerikë.

Ministri Bushati viziton Bostonin

Albanian

Më datë 18 shtator 2016, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi një vizitw në Boston, gjatë së cilës ai zhvilloi dhe një bashkëbisedim me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Boston, i organizuar në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar të Universitetit të Harvardit.

Ministria e Punëve te Jashtme prezanton aplikacionin E-Konsullata

Albanian

Më 13 shtator 2016, Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me kompaninë Telekom Albania organizuan aktivitetin promovues të aplikacionit konsullor E-Konsullata. Ky aplikacion vjen ne kuadër te reformës së ndërmarrë nga MPJ ne fushën e shërbimeve konsullore.

Ministri Panariti zhvillon vizitë pune në Uashington DC

Albanian

Në datat 8-14 korrik 2016, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, z. Edmond Panariti, zhvilloi një vizitë pune në Uashington. Gjatë kësaj vizite, Ministri Panariti zhvilloi takime me Administratorin për për Shërbimet dhe Politikat e Jashtme në Departamentin e Bujqësisë, z. Phil Karsting, me Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë, Italinë, Greqinë, në Bankën Botërore, z. Patrizio Pagano, me Drejtorin për Politikat Bujqësore në Departamentin e Shtetit, z. Eric Luftman dhe Drejtorin e Zyrës për Europën Qendrore, z.

Zhvillon punimet në Tiranë Konferenca e Ambasadorëve

Albanian

Në datat 12-15 korrik 2016, në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme mbajti  punimet Konferenca e Ambasadorëve, një aktivitet që mblodhi në Tiranë titullarët e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë në botë.
 
Kjo konferencë shërben si një platformë për shkëmbimin e të dhënave dhe ideve, si dhe ngre për diskutim disa prej çështjeve më të fundit që lidhen me politiken e jashtme të vendit tonë, rajonin dhe arenën ndërkombëtare. 
 

Pages

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00