Articles

Zhvillohet në Tiranë Samiti i Diasporës

Albanian

Në data 18 – 20 nëntor 2016 u zhvillua në Tiranë Samiti i Diasporës shqiptare.
Kjo veprimtari, e para e llojit të saj në Shqipëri, mblodhi në kryeqytetin shqiptar përfaqësues të diasporës shqiptare nga mbi 40 shtete të botës. Komuniteti shqiptar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përfaqësua në këtë veprimtari nga mbi 100 shqiptaro-amerikanë të cilët morën pjesë aktive në panelet e ndryshme të organizuara gjatë samitit dhe ndanë me të pranishmit përvojat e tyre, duke i shtuar vlerat kësaj veprimtarie.

Ambasadorja Faber i paraqet letrat kredenciale Presidentit meksikan

Albanian

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC, znj. Floreta Faber, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës, Enrique Peña Nieto, ku ajo do shërbejë si Ambasadore jo rezidente.

Ceremonia e akreditimit u zhvillua ne Pallatin Nacional në Mexico City. Kjo ceremoni filloi me nderimin e himnit kombetar Meksikan, luajtur nga Banda Kombetare, dhe u mbyll me himnin kombetar shqiptar.

Nënë Tereza dhe rruga e saj drejt shenjtërimit

Albanian

Më datë 14 tetor 2016 u zhvillua në Librarinë e Kongresit aktiviteti me temë “Nënë Tereza dhe rruga e saj drejt shenjtërimit”. Ky aktivitet kishte formën e një kumtese në gjuhën shqipe, mbajtur nga biografi i Nënë Terezës, Dom Lush Gjergji.
Kjo veprimtari, e para e llojit të saj e mbajtur në gjuhën shqipe në Librarinë e Kongresit, pati interes të veçantë për publikun, në mes të të cilit kishte si përfaqësues të komunitetit shqiptaro – amerikan të SHBA-së ashtu edhe shtetas amerikanë të interesuar për jetën dhe veprën e Nënë Terezës.

Ambasada zhvillon takim për prezantimin e aplikacionit E-Konsullata dhe Samitit të Diasporës

Albanian

Ambasada e RSH në Uashington DC, zhvilloi një pritje/takim me komunitetin shqiptar të zonës së Uashington DC me qëllim prezantimin e aplikacionit E-Konsullata dhe dhënien e informacionit më të detajuar për organizimin e Samitit të Diasporës. Në këtë takim ishin të pranishëm dhe Ministri i Financave, Z. Arben Ahmetaj, si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Genti Sejko, të cilët ndodheshin në Uashington DC për të marrë pjesë në takimet e përvitshme të FMN-së dhe Bankës Botërore.

Zëvendësministri i Financave zhvillon takim në Departamentin e Thesarit

Albanian

Në kuadër të vizitës në Uashington DC me rastin e takimeve vjetore të FMN-se dhe BB-së, Zëvendësministri i Financave, i cili shoqëronte Ministrin Ahmetaj gjatë kësaj vizite, zhvilloi një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Thesarit për Evropën, znj. Clay Berry, gjatë të cilit u diskutua bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e financës, si dhe mundësia e nisjes së negociatave për marrëveshjen e shmangies së tatimit të dyfishtë.

Ministri i Financave viziton Uashingtonin

Albanian

Në kuadër të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Ministri i Financave Arben Ahmetaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në datat 6-11 tetor 2016.

Presidenti Nishani zhvillon vizitë në Çikago

Albanian

Gjatë vizitës në SHBA Presidenti Nishani vizitoi dhe Çikagon. Atje ai u prit nga Këshilli i Çikagos për Çështjet Globale (Chicago Council on Global Affairs), ku zhvilloi një takim me Presidentin e Këshillit, Ambasadorin Ivo Daadler, ish-përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO.
 

Presidenti Nishani zhvillon vizitë në Uashington DC

Albanian

Në fund të muajit shtator 2016, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë së cilës ai vizitoi dhe Uashington DC e Çikagon. Gjatë qëndrimit në Uashington DC Presidenti kreu homazhe në Memorialin e Pentagonit, pikërisht në vendin ku vazhdimisht nderohen dhe përkujtohen 184 viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 dhe familjet e tyre për sakrificën që bënë dikur në mënyrë që liria të vazhdojë të triumfojë.

Ministrja e Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes merr pjesë në Forumin Mbarëkombëtar Ekonomik të Diasporës Shqiptare

Albanian

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj. Milva Ekonomi, mori pjesë në “Forumin Mbarëkombëtar Ekonomik i Diasporës Shqiptare” në Nju Jork.  Në fjalën e saj ministrja theksoi rëndësinë që marrin investimet në vendlindje të biznesmenëve të suksesshëm me origjinë shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Amerikë.

Ministri Bushati viziton Bostonin

Albanian

Më datë 18 shtator 2016, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi një vizitw në Boston, gjatë së cilës ai zhvilloi dhe një bashkëbisedim me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Boston, i organizuar në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar të Universitetit të Harvardit.

Pages

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00