Articles

Takim me Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore në DASH David J. Kostelancik.

Albanian

Kënaqësi e veçantë të mirëprisnim në Ambasadë Drejtorin e sapoemëruar për Evropën Qendrore dhe Jugore, në Departamentin e Shtetit që mbulon Shqipërinë z. David J. Kostelancik.
Biseda u fokusua në vijimin e bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet Drejtorisë dhe Ambasadës me qëllim implementimin e axhendës së përbashkët bazuar në Dokumentin e Parteneritetit Strategjik ndërmjet SHBA-ve dhe Shqipërisë.

Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

Albanian

Shën Nënë Terezën dhe kontributin e saj të vyer në fushën e humanizmit, mund ta përkujtojmë vetëm nëpërmjet shërbimit të njërezve në nevojë. Stafi i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë edhe këtë vit u bashkua me Motrat dhe anëtarët e familjes së Misionit të Bamirësisë ”Nënë Tereza” në Uashington DC.

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Nikon Liolini

Albanian

Më 1 shtator 2019, ndërroi jetë Kryepeshkopi i Bostonit, New Englandit dhe Kryepeshkopatës Shqiptare, Hirësia e Tij Peshkop Nikon Liolini.

Kryepeshkopi Nikon ishte një personalitet i shquar i komunitetit shqiptar në SHBA, i cili i dedikoi jetën e tij predikimit të mesazhit të Zotit. Falë përkushtimit të tij, Kisha Ortodokse vijoi të jetë streha shpirtërore për shume besimtarë ortodoksë në ShBA.

Ditë Shqiptare në Uashington DC

Albanian

Për të tretin vit radhazi ftohen të marrin pjesë të rinjtë shqiptarë që studiojnë në SHBA, të cilët kanë interes për të njohur nga afër mënyrën e funksionimit të institucioneve amerikane, format e bashkëpunimit me qeverinë dhe shtetin shqiptar, zhvillimin e partneritetit mes dy vendeve, fushat e bashkëpunimit, rëndësinë që ka për Shqipërinë partneriteti strategjik me SHBA-në, etj.

Kjo mundësi ju ofrohet studentëve shqiptarë dhe shqiptaro-amerikanë që studiojnë në SHBA, ku prioritet do t’iu jepet studentëve në nivel Master dhe PhD. 

Njoftim nga Zyra e Shtypit

Albanian

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC bën me dije se ka ndjekur nga afër ngjarjet e trishtueshme të ndodhura në 24 orët e fundit në El Paso dhe Ohio dhe ka marrë kontaktet e menjëhershme me personat e kontaktit nga diaspora shqiptare në vendet respektive si edhe autoritetet përkatëse.
Nisur nga informacionet e tyre deri në këto momente, konfirmohet që fatmirësisht midis viktimave dhe të lënduarve nuk ka shtetas shqiptarë apo shqiptaro-amerikan.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 28 korrik 1922

Albanian

28 korrik 1922 shënon një moment vendimtar për diplomacinë shqiptare pasi daton vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shqipëria është gjithmonë mirënjohëse për partneritetin me ShBA dhe mbështetjes së vazhdueshme në momente kulminante të popullit tonë.

Aktivitet me rastin e daljes në pension të gazetares së njohur të Zërit të Amerikës zn. Laura Konda

Albanian

Ambasada e RSH-së në Uashington organizoi një aktivitet të veçantë dhe domethenës me rastin e daljes në pension të personalitetit në fushën e informimit, gazetares së njohur të Zërit të Amerikës dhe figurës së dashur të shqiptarëve, zonjës Laura Konda.
Në fjalën e rastit, Ambasadorja Faber vuri në dukje rolin e veçantë të znj. Konda tek Zëri i Amerikës, ku ajo ka shërbyer për 20 vite, duke u bërë një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar, pasi spikati që në fillimet e saj për korrektesën dhe profesionalizmin duke bërë kështu të mundur kryerjen me sukses të detyrës.

Pjesmarrja e Shqipërisë në Ministerialin e dytë për Përparimin e Lirisë Fetare

Albanian

Në datat 16-18 korrik, me iniciativën e Sekretarit të Shtetit Pompeo, u organizua në Uashington DC Ministeriali i dytë për Përparimin e Lirisë Fetare.
Vendi ynë u përfaqësua në këtë ministerial nga delegacioni i kryesuar nga Ambasadorja Floreta Faber.

Takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkura të Meksikës në Uashington DC, Martha Barena

Albanian

Ambasadorja Floreta Faber zhvilloi një takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkura të Meksikës në Uashington DC, Martha Barena.
 
Në takim u ndanë ide dhe mendime mbi mundësitë e intensifikimit të marrëdhënieve diplomatike nëpërmjet zhvillimit të konsultimeve diplomatike ndërmjet dy Ministrive të Punëve të Jashtme, bashkëpunimit ekonomik si edhe nxitjen në fushën e turizmit.
 
Gjithashtu, biseda u përqëndrua në mundësinë e lehtësimit të vizave, një proces për të cilin po punohet intensivisht.

Pjesëmarrja e Ambasadores Faber në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës të Shteteve Amerikane (OAS)

Albanian

Javën e fundit të qershorit u zhvillua Asambleja e Përgjithshme e Organizatës të Shteteve Amerikane (OAS). Në këtë Asamble mori pjesë për herë të parë në cilësinë e Vëzhguesit të Përhershëm dhe Shqipëria me një Delegacion të kryesuar nga Ambasadorja e akredituar në SHBA dhe OAS, Znj. Floreta Faber.
 

Pages

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00