Anëtarët e Gardës së Nju Xhersit nderojnë Nëntetaren Zarife Hasanaj dhe Komandantin Klodian Tanushi

Ambasadorja Faber priti në ambjentet e Ambasadës anëtarët e Gardës së Nju Xhersit, të kryesuar nga Gjenerali Jemal Beale, të cilët udhëtuan posaçërisht nga Nju Xhersi në Uashington DC për të nderuar anëtarët e Forcave të Armatosura që humbën jetën në Misionin e NATO-s në Letoni, Nëntetaren Zarife Hasanaj dhe Komandantin Klodian Tanushi.
Anëtarët e Gardës i dhuruan Ambasadores një fotografi të dy dëshmorëve, në shenjë nderimi ndaj tyre.
Ambasadorja ndër të tjera falënderoi anëtarët e Gardës për këtë vizitë domethënëse në Ambasadë dhe i falënderoi për mendim kaq kuptimplotë dhe simbolik.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00