Ambasadorja Floreta Faber në Konferencën ekonomike të Integra International.

Ambasadorja Floreta Faber prezantoi Shqipërinë në Konferencën ekonomike të organizuar nga Integra International.
Gjatë panelit të dedikuar Ambasadorëve të akredituar në Uashington DC të Shqipërisë, Zelandës së Re dhe Botsvanës me qëllim promovimin e mundësive të investimit në vendet e tyre respektive, Ambasadorja bëri një përmbedhje informuese gjithëpërfshirëse mbi evoluimin e ekonomisë së vendit tonë që prej vitit 1990 dhe deri në aktualitetet si edhe vuri në dukje avantazhet që ofron vendi ynë si, pozita strategjike gjeografike; baza ligjore favorizuese për investimet e huaja; fuqia punëtore e arsimuar, prodhuese dhe kosto-konkuruese; ekonomia e fortë dhe e qëndrueshme si edhe politikat fiskale optimale dhe konkuruese në rajon.

Ambasadorja ftoi pjesëmarrësit të shohin mundësinë e investimit në Shqipëri në sektorët kyç si energjia e rinovueshme; industria e minierave; fasoneria si edhe turizmi, tashmë prioritet i Qeverisë shqiptare konkretizuar edhe me politikat atraktive dhe favorizuese në këtë sektor. Ajo argumentoi interesin ekonomik por edhe nevojën e një prezencë më të gjerë të kompanive amerikane në pikat kyçe të industrisë sonë, të cilat duhet të jenë në përputhje me marrëdhëniet e shkëlqyera që karakterizojnë dy vendet tona. Pjesëmarrësit patën rastin të njiheshin me projektet konkrete të investimit që ofron vendi ynë, të cilat ju shpërndanë pjesëmarrësve në takim.​
Integra International është një asociim ndërkombëtar financiar me rreth 4.500 anëtarë nga e gjithë bota, profesionistë në fushën e kontabilistëve, konsulencës financiare dhe ekspertëve ekonomikë të tregut ndërkombëtar, që kanë për qëllim këshillimin e biznesit në vende të ndryshme të botës. Në këtë aktivitet, morën pjesë rreth 150 individë, përfaqësues kompanish dhe ekspertë të fushës nga kryesisht nga SHBA-të por edhe nga shumë vende të Evropës (Gjermania, Austria Spanja, Norvegjisë, etj) por jo vetëm.​

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00