Ambasadorja Faber zhvillon mëngjes pune me rastin e vizitës së znj. Dade në Uashington

Me rastin e vizitës së Kryetares së Komisionit të Jashtëm të Kuvendit Arta Dade në Uashington DC, Ambasadorja Faber, në bashkëpunim me Women’s Foreign Policy Group, organizoi një mëngjes pune me temë” Roli i grave në politikën e jashtme të Shqipërisë”. Në këtë aktivitet morën pjesë anëtare të bordit të Women’s Foreign Policy Group, Ambasadore, përfaqësuese të biznesit, etj.Gjatë fjalës së saj Znj. Dade bëri një prezantim të shtyllave të politikës së jashtme shqiptare, të tilla si integrimi evropian dhe politka e fqinjësisë së mirë në rajon, si dhe u ndal tek rëndësia që ka për Shqipërinë nënshkrimi i Dokumentit të partneritet strategjik me SHBA-në dhe Procesi i Berlinit i iniciuar nga Kancelarja Merkel. Znj. Dade theksoi se hapja e negociatave për anëtarësim në BE është synimi parësor i politikës së jashtme shqiptare e për këtë arsye vendi ynë ka ndërmarrë një sërë reformash që do të ndihmojnë në këtë drejtim, ku si më të rëndësishmen përmendi reformën në drejtësi, për të cilën vendi ynë ka pasur dhe mbështetjen e partnerëve strategjikë nëpërmjet agjencive të specializuara si OPDAT dhe EURALIUS. Më tej, Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme foli dhe për rolin e Shqipërisë sa i përket arkitekturës së sigurisë evropiane si dhe bashkëpunimin e vendit tonë me SHBA-në dhe partnerët e tjerë në lidhje me luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe fenomenit të luftëtarëve të huaj. Sa i përket bashkëpunimit rajonal, znj. Dade u ndal tek roli që luajnë nismat rajonale të tilla si SEECP duke përmendur dhe arritjet e Shqipërisë gjatë kryesisë së kësaj organizate për vitin 2014-2015.Në fjalën e saj znj. Dade theksoi rolin e rëndësishëm që luan gruaja në shoqërinë dhe politikën shqiptare duke theksuar dhe vështirësitë me të cilat janë përballur e vazhdojnë të përballen gratë jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën. Pasi nënvizoi se sot Shqipëria ka shtatë ministre gra, numrin më të madh të grave në qeveri në historinë një shekullore të shtetit, ajo iu bëri me dije të pranishmeve se gratë përfaqësojnë gati 45 për qind të punonjësve të Shërbimit të Jashtëm shqiptar dhe 25 për qind të pozicioneve drejtuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme. znj. Dade nënvizoi gjithashtu se 20 për qind Ambasadorëve të RSH në botë janë gra dhe atro përfaqëojnë vendin tonë në poste kyçe të tilla si SHBA, BE, Kanada, KiE, etj.Në përfundim të fjalës së saj, znj. Dade iu përgjigj interesimit të të pranishmeve në lidhje me fushat prioritare për investime të huaja në Shqipëri, vizionit të Shqipërisë për ruajtjen e stabiliteti në rajon, etj. 

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00