Ambasadorja Faber uron ish Senatorin Bob Dole

Ambasadorja Faber zhvilloi një takim në zyrën e ish Senatorit Bob Dole për t’a uruar për promovimin e tij në rangun e “Kolonelit të Ushtrisë”.
Ambasadorja e uroi për këtë promovim të merituar dhe theksoi se shërbimi dhe përkushtimi i tij është një frymëzim për popullin amerikan si edhe për kombin tonë.
Gjithashtu i bëri me dije se populli shqiptar do të jetë gjithmonë mirënjohës për përkushtimin dhe përkrahjen e tij të palëkundur.
Senatori Dole falënderoi Ambasadoren dhe siguroi se do të përkrah dhe mbështesë popullin shqiptar në vijim.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00