Ambasadorja Faber i paraqet letrat kredenciale Presidentit meksikan

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC, znj. Floreta Faber, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës, Enrique Peña Nieto, ku ajo do shërbejë si Ambasadore jo rezidente.

Ceremonia e akreditimit u zhvillua ne Pallatin Nacional në Mexico City. Kjo ceremoni filloi me nderimin e himnit kombetar Meksikan, luajtur nga Banda Kombetare, dhe u mbyll me himnin kombetar shqiptar.

Gjatë ceremonisë se dorëzimit të Letrave Kredenciale Ambasadorja Faber, e shoqeruar nga bashkeshorti, pati nje bisede te ngrohte me Presidentin Peña Nieto dhe Ministren e Jashtme, znj. Claudia Ruiz Massieu. Pas cereminise, ambasadorja Faber dha një deklaratë për shtypin.

Gjatë vizitës në Mexico City, ambasadorja Faber zhvilloi dhe një takim bilateral me Zevendësministrin e Jashtëm të Meksikës, z. Carlos De Icaza. Gjatë takimit ato u ndalën tek marrëdhëniet dypalëshe shumë të mira dhe miqësore mes vendeve tona dhe diskutuan mbi mënyrat e intensifikimit të këtyre marrëdhënieve, me fokus të veçantë në mundësitë e rritjes së shkëmbimeve ekonomike.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00