Ambasada zhvillon takim për prezantimin e aplikacionit E-Konsullata dhe Samitit të Diasporës

Ambasada e RSH në Uashington DC, zhvilloi një pritje/takim me komunitetin shqiptar të zonës së Uashington DC me qëllim prezantimin e aplikacionit E-Konsullata dhe dhënien e informacionit më të detajuar për organizimin e Samitit të Diasporës. Në këtë takim ishin të pranishëm dhe Ministri i Financave, Z. Arben Ahmetaj, si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Genti Sejko, të cilët ndodheshin në Uashington DC për të marrë pjesë në takimet e përvitshme të FMN-së dhe Bankës Botërore.
Në fjalën e saj Ambasadorja Faber i njohu të pranishmit me aplikacionin më të fundit të MPJ-së (E-Konsullata), i cili do të shërbejë si një platforme interaktive komunikimi dhe informimi për te gjithë qytetaret shqiptarë kudo që ndodhen.
Më pas, Ambasadorja foli për Samitin e Diasporës dhe për rëndësinë që ka organizmi dhe pjesëmarrja në një veprimtari të tillë mbarëkombëtare, e para në llojin e vet. Ajo nënvizoi se ky Samit është një organizim jopolitik bazuar në parimin gjithëpërfshirës, i cili ka si qëllim vendosjen e një ure komunikimi mes shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve dhe autoriteteve shtetërore shqiptare

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00