Ambasada e RSH në Uashington feston 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në

15 Marsi i vitit 2016 shënoi 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Me këtë rast, më datë 17 mars 2017 Ambasadorja e Shqipërisë në Uashington DC, znj. Floreta Faber, organizoi një pritje ku ishin të ftuar Ambasadorë, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Uashington, si dhe përfaqësues të Departamentit të Shtetit dhe institucioneve qeveritare amerikane.
Ceremonia u hap me fjalën përshëndetëse të Ambasadores Faber, e cila theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të miqësisë dhe partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke nënvizuar kontributin e paçmueshëm të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të proceseve demokratizuese të Shqipërisë dhe në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik.
Aktiviteti u përshëndet gjithashtu dhe nga drejtori i Zyrës për Çështjeve të Evropës Lindore dhe Qendrore në DASH, z. Tom Yazdgerdi si dhe nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, z. Donald Lu, të cilët vlerësuan gjithashtu stadin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dy dhe shumëpalësh mes vendeve tona.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00