Aktivitet me rastin e daljes në pension të gazetares së njohur të Zërit të Amerikës zn. Laura Konda

Ambasada e RSH-së në Uashington organizoi një aktivitet të veçantë dhe domethenës me rastin e daljes në pension të personalitetit në fushën e informimit, gazetares së njohur të Zërit të Amerikës dhe figurës së dashur të shqiptarëve, zonjës Laura Konda.
Në fjalën e rastit, Ambasadorja Faber vuri në dukje rolin e veçantë të znj. Konda tek Zëri i Amerikës, ku ajo ka shërbyer për 20 vite, duke u bërë një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar, pasi spikati që në fillimet e saj për korrektesën dhe profesionalizmin duke bërë kështu të mundur kryerjen me sukses të detyrës.
Gjithashtu, Ambasadorja theksoi se karriera e saj profesionale dhe trashëgimia që ajo ka lënë në këtë fushë do të jetë një frymëzim dhe orientim për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e botës mediatike.
Aktiviteti u organizua në shenjë falenderimi dhe mirënjohje të thellë për kontributin e znj. Konda në fushën e informimit dhe lirisë së medias.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00