“Dyert e Hapura të Ambasadës” për qytetarët e Uashingtonit

“Dyert e Hapura të Ambasadës” këtë herë u mundësua për një grup qytetarësh të Uashingtonit, të cilët donin të dinin më shumë rreth Shqipërisë.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Ambasadorja Floreta Faber i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë event që pasqyron më së miri interesin e tyre për vendin tonë. Më tej, Ambasadorja i bëri një ekspoze të pranishmëve rreth historisë, traditave dhe kulturës shqiptare si edhe i njohu ata me mundësitë që ofron vendi ynë në fusha të ndryshme.
Duke ju përgjigjur interesit të tyre për mundësitë e turizimit në Shqipëri, Ambasadorja i ftoi ata të vizitonin Shqipërinë dhe të shijonin më nga afër bukuritë natyrore që ofron vendi ynë.
Aktiviteti u shoqërua me gatime, pije dhe muzikë shqiptare, të cilës nuk mund t’i mungonte debutimi i të pranishmëve në kërcimet tona tradicionale.
Promovimi i Shqipërisë mbetet një nga prioritetet e Ambasadës së Shqipërisë në Uashington DC.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00