“ Takimi i Mjekësisë në Diasporë”

Të nderuar bashkëkombas,
Ju njoftojmë se më 20 shkurt 2020 do të zhvillohet në Tiranë “ Takimi i Mjekësisë në Diasporë”. Ky aktivitet organizohet nga Agjencia Kombëtare e Diasporës me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrit të Shtetit për Diasporën.
Me këtë rast, inkurajojmë të gjithë mjekët shqiptaro-amerikanë që ushtrojnë profesionin e tyre në SHBA, të bëhen pjesë e këtij aktiviteti. Në rast interesi për të marr pjesë, lutemi përcillni të dhënat tuaja (emër, mbiemër, specializimi, vendin ku ushtroni profesionin) në adresën e email-it: embassy.washington@mfa.gov.al me qëllim dërgimin e tyre organizatorëve dhe sigurimin e pjesëmarrjes.

Ju falëminderit!

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00