Pjesëmarrje në ekspozitën "BESA"

Ishte një nder i veçantë që aktivitetet kushtuar 75-vjetorit të çlirimit të kampit famëkeq të Auschwitz organizuar nga Qëndra Kulturore Bender JCC of Greater Washington, me mbështetjen e Ambasadës së Izraelit dhe Zyrës së Sekretarit të Shtetit të Maryland Z. John C. Wobensmith, kishte në fokus ekspozitën “Besa”. Në ekspozitën fotografike shpaloseshin historitë më të spikatura të shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shumë prej tyre tashmë gëzojnë titullin e nderit Righteous Among Nations-Të Respektuar Ndërmjet Kombeve akorduar nga Yad Vashem.

Në një aktivitet mbi historikun e kësaj date dhe ekspozite, ishte e ftuar nderi dhe Ambasadorja Floreta Faber. Ajo ndau me të pranishmit historinë e veçantë të shqiptarëve me hebrenjtë dhe theksoi se kjo lidhje historike dhe tradicionale ka arritur edhe në një nivel institucional. Ambasadorja u ndal në intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në aspektin ekonomik, duke përmendur rritjen e numrit të bizneseve izraelite që kanë investuar në Shqipëri dhe numrin e madh të turistëve që vizitojnë vendin tonë, falë edhe linjës direkte ajrore të vendosur së fundmi Izrael-Shqipëri.
Pjesëmarrësit shprehën një interes të veçantë mbi ekspozitën dhe theksuan rëndësinë e promovimit të këtij shembulli të jashtëzakonshëm të popullit shqiptar.
Në përfundim, Ambasadorja zhvilloi dhe një bisedë të veçantë me Sekretarin e Shtetit të Maryland dhe me Kryetarin e Komitetit të Përbashkët Izrael-Maryland Z. Randall Morgan.

Postal Address

Embassy of the Republic of Albania
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 15:00