Prezantim mbi mundësitë e investimit në Shqipëri

Në një aktivitet dedikuar tërësisht Shqipërisë, të organizuar nga Intergovernmental Professional Group, Ambasadorja Floreta Faber prezantoi mundësitë e investimit në Shqipëri.
Gjatë prezantimit të saj, me një auditor të hapur me profesionistë të fushës së ekonomisë dhe përfaqësues të kompanive amerikane, Ambasadorja i njohu të pranishmit mbi evoluimin e ekonomisë së vendit dhe u ndal në mundësitë e investimit që ofron Shqipëria. Ajo vuri në dukje avantazhet që ofron vendi ynë si, pozita strategjike gjeografike; baza ligjore favorizuese për investimet e huaja; fuqia punëtore e arsimuar, prodhuese dhe kosto-konkuruese; ekonomia e fortë dhe e qëndrueshme si edhe politikat fiskale optimale dhe konkuruese në rajon.
Pjesëmarrësit u ftuan të shohin mundësinë e investimit në vendin tonë në sektorët kyç si energjia e rinovueshme; industria e minierave; fasoneria dhe turizmi, të cilat janë trajtuar me politika atraktive dhe favorizuese nga qeveria shqiptare.
Duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera që karakterizojnë dy vendet tona, Ambasadorja vuri në dukje trendin pozitiv të një interesi në rritje të kompanive amerikane si dhe nxitjen për rritjen e kësaj prezence.
Gjithashtu, pjesëmarrësit patën rastin të njiheshin me projektet konkrete të investimit që ofron vendi ynë, të cilat u shpërndanë në takim.​
Në përfundim, aktiviteti vijoi me seancën pyetje-përgjigje, ku të pranishmit adresuan pyetje specifike sipas sektorëve që ata përfaqësonin.

Postal Address

Embassy of the Republic of Albania
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 15:00