Drekë pune me Ambasadorët e Ballkanit Perëndimor

Vitin diplomatik 2020 e filluam me organizimin e drekës së punës të Ambasadorëve të Ballkanit Perëndimor, me të ftuar nderi të Dërguarin Special të Sekretarit Pompeo për Ballkanin Perëndimor dhe njëkohësisht Zv/Ndihmës Sekretar Shteti për Evropën dhe Euroazinë, z. Matthew Plamer.
Gjatë drekës u zhvillua një bisedë miqësore dhe e frytshme si edhe u shkëmbyen ide mbi zhvillimet më të fundit në rajon, perspektivën e hapjes së negociatave të anëtarësimit me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, perspektivën e heqjes së vizave për Kosovën, perspektivën e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe nxitjen e bashkëpunimit midis vendeve të rajonit.
Në kuadër të bashkëpunimit ekonomik, u diskutua këndvështrimi i secilit vend dhe rëndësia e Shengenit Ballkanik, nismë e cila gjen mbështetjen e plotë të Departamentit të Shtetit.
Ambasadorët treguan vullnetin dhe angazhimin për të patur një bashkëpunimi më të ngushtë, në mënyrë që dinamika e bashkëpunimit në rajon dhe përpjekjet pozitive të një bashkëpunimi më të ngushtë të reflektohen edhe për publikun amerikan.
Në drekë morën pjesë Ambasadorja e Kosovës Vlora Çitaku, Amb. i Bosnjës dhe Hercogovinës Bojan Vujic, Amb. Malit të Zi Nebojsa Kaludjerovic, Amb. i Serbisë Djerdj Matkovic dhe Këshilltarja e Ambasadës së Maqedonisë së Veriut Katerina Bojoska, si dhe Drejtori i Drejtorisë së Evropës Jugore dhe Qëndrore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik.

Postal Address

Embassy of the Republic of Albania
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 15:00