Shfaqja e filmit "The Righteous Gypsy”

Në ambjentet e B’nai Tzedek Congregation u shfaq filmi "The Righteous Gypsy” të autorit JakovSedlar.
Një histori e veçantë e projektuar në film, historia e të vetmes grua në histori që merr këtë titull nga komuniteti rom.
Në aktivitetin e organizuar me këtë rast, ku kishte pjesëmarrës nga komuniteti shqiptaro-hebre, ai amerikano-hebre, shqiptarë-amerikanë që jetojnë e punojnë në SHBA, përshëndeti dhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në SHBA Znj. Floreta Faber.
Zonja Faber në fjalën e saj prezantoi shembullin e shqiptarëve të të gjithë besimeve fetare, të cilët shpëtuan jetën e hebrenjve gjatë Luftës II Botërore. Jo rastësisht Shqipëria ishte vendi i vetëm në Europë ku numri i hebrenjve pas Luftës së Dytë Botërore ishte më i madh se para saj! Shpëtimi dhe mbrojtja që shqiptarët i ofruan hebrenjve mbetet nga më uniket në historinë e Holokaustit, pasi ata u pritën nga shqiptarët jo si refugjatë por si miq, sepse “Shtëpia e Shqiptarit i përket Zotit dhe Mikut”.
Shumë fakte të reja që u zbuluan gjatë mbrëmjes ishin akoma dhe një herë shprehja e miqësisë së vjetër që lidh popujt tanë Shqipëri – Izrael – Kosovë; një miqësi kjo që sot ende vazhdon e zhvillohet mbi vlerat e të shkuarës së paharruar të popujve tanë.
Mikëpritja jeton në shpirtin e çdo shqiptari!

Postal Address

Embassy of the Republic of Albania
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 15:00