Articles

Pritje per 242 Vjetorin e Pavarsise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes

Albanian

Sekretari i Pergjithshem i Shtetit Mike Pompeo organizoi nje pritje per trupin Diplomatik me rastin e 242 vjetorit te Pavarsise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ambasadorja e Shqiperise, Zj. Floreta Faber, pati nederin te ishte ojesetare e kesaj mbremje dhe pati nderin te bisedinte me sekretarin Pompeo rreth ecurise pozitive teShqiperise drejt procesit te integrimit europian, reformave te thella ne vend te mbeshtetura vecanerisht nga SHBA su dhe partnerittin e ngushte qe karakterizon dy vendet.

 

 

Konferenca Boterore e Gazit

Albanian

Ministri i Infrastruktures z. Damian GJiknuri i shoqeruar nga Ambasadorja e Republikes she Shqiperise, Zj. Floreta Faber, mori pjese ne Konferencen Boterore te Gzit qe zhvillohet Washington D.C. Shqiperia mori pjese per here te pare ne kete Konference ne nje nga aktivitetet me te medha te industrise, si nje vend qe tashme ka hyre ne harten boterore fale korridorit Jugor te Gazit.

Darke e organizuar nga Presidenti Trump ne Dhomen e Darkave shteterore te Shtepise se Bardhe

Albanian

Ambasadorja Zj. Floreta Faber pati nederin te ishte e ftuar ne Darken e Iftarit te shtruar nga Presidenti Trump ne Dhomen e Darkave te Shtepise se Bardhe. Prania e Presidentit,diskutimet teper imteresante dhe interesi i tij per secilin nga vendet perkatese , jane nje tregues i forte i lidhjeve dhe mardhenieve te forta mes popujve perkates.

Takm me nje grup studentesh nga Kolegji Wheaton ne qytetin e Chicagos

Albanian

Nje grup studentesh nga Kolegji Wheaton ne qytetin Chicagos, zhvilluan nje tkim me Ambasadoren, Znj. Floreta Luli- Faber. Si pjese e nje kursi veror intensiv mbi Politiken dhe Qeverisjen Amerikan, studentet vizituan Washington D.C. per te realizuar nje numer takimesh ne Senatin dhe Kongresin Amerikan, per tu njohur me mire me menyren e funksionimit te ketyre instituioneve.

Takim me themeluesen e Shoqates Shqipetare te Grave dhe Vajzave

Albanian

Ambasadorja Znj. Floreta Luli- Faber zhvilloi nje takim me themeluesen e Shoqates Shqipetare te Grave dhe Vajzave( Association of Albanian Girls and Woman ( AAGW), anti- trafic) dhe Znj. Teuta Bucaj, mbeshtetese e AAGW, Drejtore e Burimeve Njerezore ne SHBA per UNHCR. Ambasadorja shprehu mirenjohjen per perkushtimin dhe angazhimin e AAGW ne Shqiperi.

Mikepritje e Grupit te Aktivisteve si dhe Aktivisteve te Shoqerise Civile

Albanian

Ambasadorja, Znj. Floreta Faber, mikepriti grupin e aktivisteve te Shoqerise Civile: Suela Kocibellinj, Arber Kodra, Nensi Dragoti, Erisa Mecolli, Arjon Saku te cilet ndodhen ne SHBA si pjese e programit " Professional Fellowship", WSOS &GLC Teach Democracy, ne mbeshtetjen e Departamentit te Shtetit. Ata jane aktiviste per te drejtat e njeriut apo problemeve te ambjentit,mbrojtjen e femijeve apo te njerezve ne nevoje, te gjithe entuziaste dhe me deshiren per te mesuar he kontribuar ne shoqerine Shqipetare.

" Nje llotari Shqipetare"

Albanian

" Nje llotari Shqipetare" e ofruar per here te pare ne histori per qytetaret Amerikan  pati fituesin e pare ne Washington D.C.  Mes qindra Amerikaneve te interesuar, fituesja ishte Yvone,  e cila udhetoi drejt vendit mikeprites Shqipetar kete vere.

Xhiroja e Botes permes Ambasadave - Dyert e hapura te Ambasades Shqipetare ne D.C.

Albanian

Ambasada e Shqiperise ne SHBA hapi dyert e saj per te tretin vit radhazi per vizitoret dhe qytetaret e Washington D.C. Aktiviteti ngjalli  nje interes te vecante prej me shume se kater mije e peseqind vizitor. Qytetaret Amerikan paten mundesine te  shijonin ushqimin dhe pijet tradicionale shqipetare, mbi te gjittha vallet dhe muziken e trojeve Shqipetare.

Takim me nen Sekretaren e Komercit te SHBA, Znj. Mira Ricardel

Albanian

Ne Washington D.C, Ambsadorja Znj. Floreta Faber, zhvilloi nje takim me nen- Sekrtaren e Komercit te SHBA, znj. Mira Ricardel. Ne kete takim u parashtrua interesi i Shqiperise per nxitjen dhe forcimin e bashkepunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe nxitjen e marredhenieve tregetare me SHBA.
Znj. Ricardel eshte njohese e mire e Shqiperise dhe ceshtjes Shqipetare dhe ka  dhene nje kontribut te cmuar sidomos gjat luftes se Kosoves.  Per me teper ka dhene nje kontribut  konkret ne procesin e anetarsimit te Shqiperise ne NATO.

Takim me Komuntetin Shqiptaro - Amerikan ne Waterbury, Connecticut

Albanian

Ambasadorja Z. Floreta Faber zhvilloi nje takim me Presidentin e Komunitetit Z. Sali Brolli dhe nje grup perfaqesuesish te Komunitetit Shqiptaro Amerikan ne Waterbury, Connecticut. Ne kete takim Ambasadrja pati mundesine te informohej per aktivitete e ketij komuniteti qe nga vitet 60. Gjithashtu u informua dhe per dhe pr rihapjen e shkolles Shqipe e cila ka patur mbeshtetje e Qeverise Shqipetare me libra te gjuhes Shqipe dhe Historise.
Ambasadorja pati mundesine te sqaronte dhe disa paqartesi te funksionimit te sistemit konsullor ku sot te gjitha sherbime ofrohen on-line.

Pages

Postal Address

Embassy of the Republic of Albania
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 15:00