Articles

Takim me stafin e ri të Ambasadës se SHBA-ve në Tiranë

Albanian

Rritja e bashkëpunimit me stafin e Ambasadës Amerikane në Tiranë është një nga strategjitë që ka sjellë mjaft rezultate pozitive. Diplomatët e rinj që do të shërbejnë në Ambasadën amerikane në Tiranë sot ishin ftuar për t’u prezantuar me Ambasadoren dhe stafin e Ambasadës Shqiptare në Uashington.
Biseda u përqëndrua në bashkëpunimin sa më të ngushtë të stafeve tona, për projektet e përbashkëta, me qëllimin kryesor intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ngushtë sipas fushave përkatëse, bazuar në partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve tona.

Darkë zyrtare në nder të anëtarëve drejtues të AJC

Albanian

Ambasadorja Faber shtroi një darkë në ambjentet e Ambasadës në nder të anëtarëve drejtues të AJC, të cilët ndodhen në Uashington në kuadër të organizimit të Forumit Global 2019 amerikano-hebre.
Darkën e nderuan Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Kongresin amerikan Eliot Engel dhe Drejtori Ekzekutiv i AJC-së David Harris.
Pjesëmarrësit vlerësuan marrëdhëniet e ngushta ndërmjet shtetit shqiptar dhe izraelit duke vënë në pah kontributin e jashtëzakonshëm të popullit shqiptar në mbrojtje të hebrenjve.

Festivali i Uorçester

Albanian

Ambasadorja Faber mori pjesë në një nga eventet më të mëdha artistike që organizon diaspora në SHBA, “Uorcester’s Albanian Festival 2019”.

Stafet drejtuese të Senatit të Kongresit Amerikan dhe Këshilli i Atlantikut vizitojnë Tiranën

Albanian

Delegacioni i stafeve drejtuese të Senatit të Kongresit Amerikan dhe Këshillit të Atlantikut (NAC) i kryesuar nga Zv/Presidenti Ekzekutiv i NAC Damon Wilson, përfunduan një vizitë të suksesshme në Tiranë të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë ne Uashington DC.
Delegacioni kishte një axhendë tepër të pasur dhe zhvilloi një sërë takimesh me të gjithë Krerët e shtetit dhe institucionet e tjera relevante.

Takim me z. Stephen Reena, Drejtor i Qendrës së Advokimit në Departamentin e Tregtisë

Albanian

Ambasadorja Floreta Faber zhvilloi një takim në Ambasadë me z. Stephen Reena, Drejtor i Qendrës së Advokimit në Departamentin e Tregtisë si edhe me stafin që mbulon Shqipërinë në Departamentin e Tregtisë.
Ndër të tjera, Qëndra bashkërendon përpjekjet e qeverisë së SHBA-së për të advokuar në mënyrë institucionale kompanitë dhe investitorët amerikanë të cilët janë ofertues dhe pjesëmarrës në tenderat ndërkombëtarë.

Anëtarët e Gardës së Nju Xhersit nderojnë Nëntetaren Zarife Hasanaj dhe Komandantin Klodian Tanushi

Albanian

Ambasadorja Faber priti në ambjentet e Ambasadës anëtarët e Gardës së Nju Xhersit, të kryesuar nga Gjenerali Jemal Beale, të cilët udhëtuan posaçërisht nga Nju Xhersi në Uashington DC për të nderuar anëtarët e Forcave të Armatosura që humbën jetën në Misionin e NATO-s në Letoni, Nëntetaren Zarife Hasanaj dhe Komandantin Klodian Tanushi.
Anëtarët e Gardës i dhuruan Ambasadores një fotografi të dy dëshmorëve, në shenjë nderimi ndaj tyre.

Ambasadorja takon Përfaqësuesin e Tregtisë së ShBA-ve Robert Lighthlizer

Albanian

Ambasadorja Faber zhvilloi një takim të shkurtër me Përfaqësuesin e Tregtisë së ShBA-ve Robert Lighthlizer, i cili sapo ishte kthyer nga udhëtimi i tij në Kinë.
Biseda u përqëndrua në identifikimin e mundësive dhe përpjekjeve për nxitjen e tregtisë ndërmjet ShBA-ve dhe Shqipërisë, duke e ngritur këtë bashkëpunim në një nivel tjetër.
 

Ambasadorja Faber uron ish Senatorin Bob Dole

Albanian

Ambasadorja Faber zhvilloi një takim në zyrën e ish Senatorit Bob Dole për t’a uruar për promovimin e tij në rangun e “Kolonelit të Ushtrisë”.
Ambasadorja e uroi për këtë promovim të merituar dhe theksoi se shërbimi dhe përkushtimi i tij është një frymëzim për popullin amerikan si edhe për kombin tonë.
Gjithashtu i bëri me dije se populli shqiptar do të jetë gjithmonë mirënjohës për përkushtimin dhe përkrahjen e tij të palëkundur.
Senatori Dole falënderoi Ambasadoren dhe siguroi se do të përkrah dhe mbështesë popullin shqiptar në vijim.

Takim me Kongresmenin Matt Gaetz

Albanian

Ambasadorja Floreta Faber zhvilloi një takim me Kongresmenin Republikan Matt Gaetz.
Biseda u përqëndrua në zhvillimet në Shqipëri dhe kryesisht në vijueshmërinë e procesit të integrimit në BE, për të cilin Kongresmeni theksoi mbështetjen në këtë proces. Ndër të tjera, u vu në dukje roli konstruktiv i Shqipërisë në rajon.
Në përfundim, Ambasadorja shprehu mirënjohjen për angazhimin e vazhdueshëm të Kongresmenit Gaetz për Shqipërinë si edhe kërkoi mbështetjen e tij në të ardhmen.

Darka e Iftarit të shtruar nga Presidenti Amerikan Donald Trump

Albanian

Ambasadorja Faber mori pjesë për herë të dytë në Darkën e Iftarit të shtruar nga Presidenti Amerikan Donald Trump.
Ambasadorja zhvilloi një bisedë të drejtëpërdrejtë me Presidentin dhe prezantoj ecurinë e Shqipërisë. Gjithashtu bisedoi me zv/Presidentin Pence dhe disa nga anëtarët e kabinetit qeveritar. ku ndër të tjera i siguroi  që Shqipëria është një nga partneret e palëkundura të SHBA-ve në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe një nga bashkëpunëtorët e ngushtë në fushat e sigurisë, paqes dhe stabilitetit.

Pages

Postal Address

Embassy of the Republic of Albania
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 15:00