Articles

Njoftim i rëndësishëm për COVID-19

Albanian

Të nderuar bashkëkombas,
Nisur nga gjëndja e emergjencës e shpallur për shkak të COVID-19, i bëjmë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë në SHBA, të respektojnë rregullat dhe masat e nxjerra nga shtetet ku ata jetojnë si edhe të zbatojnë me përpikmëri protokollin dhe këshillat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjithashtu, këshillojmë të rrini në shtëpitë tuaja si edhe të kufizoni udhëtimet dhe lëvizjet që nuk janë të domosdoshme.

Aktivitet nga Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qirjazi”, me rastin e Ditës së Mësuesit dhe Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Albanian

 
Një mbrëmje e veçantë organizuar nga Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qirjazi”, me rastin e Ditës së Mësuesit dhe Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Kjo Organizatë, që tashmë ka më shumë se 25 vjet prej themelimit të saj ka pasur në fokusin kryesor rritjen dhe fuqizimin e rolit të gruas shqiptare në Komunitet.
Në këtë ditë të shënuar, Bordi i organizates nderoi znj. Linda Treska “Gruaja e Vitit”, Znj. Violeta Kajtazi si “Mesuese e Vitit” dhe Dr. Mazllum Belegu “Çmimi Humanitar”.

Ambasadorja Faber viziton Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork me rastin e Festës së Pavarësisë

Albanian

Me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës Ambasadorja Faber zhvilloi një vizitë në zyrat e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork ku uroi peronalisht Ambasadoren Teuta Sahatqija për festën e Pavarësisë së Kosovës.
Gjithashtu, vizitoi Ekspoziten e Miqësisë me punimet e dy artisteve, një nga Amerika e tjetra nga Shqiperia të hapur në ambjentet e Konsullatës me rastin e Festës së Pavarësisë.
Ambasadorja Faber uroi Ambasadoren Sahatqija për punën e mrekullueshme në drejtim të Konsullatës së Përgjithshme në NY.

Ambasadorja Faber takim me Drejtuesit e Organizatës VATRA

Albanian

Ambasadorja Floreta Faber vizitoi selinë e Federatës Pan Shqiptare VATRA dhe zhvilloi një bisedë të hapur me drejtuesit e kësaj organizate.
Ambasadorja uroi z. Elmi Berisha për detyrën e re si Kryetari i ri i VATRA-s dhe përvjetorin e 111-të të gazetës Dielli si edhe i uroi punime të mbara takimit të parë të konstituimit të organeve të reja drejtuese të organizatës.

Kryeminstri Rama takon Sekretarin Pompeo

Albanian

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Sh.T. Edi Rama zhvilloi një takim zyrtar me Sekretarin e Shtetit të ShBA-ve , SH.T. Mike Pompeo.
Gjatë këtij takimi u rikonfirmua partneriteti strategjik dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona si edhe u diskutua mbi sfidat e përbashkëta të aleancës sonë strategjike, ku Shqipëria mbetet besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Firmoset Marrëveshja mbi “Përjashtimin nga kërkesat për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe të zakonshme midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Bashkëpunuese të Guajanës”.

Albanian

Me 27 Janar 2020, në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington DC u firmos Marrëveshja mbi “Përjashtimin nga kërkesat për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe të zakonshme midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Bashkëpunuese të Guajanës”. Marrëveshja u nënshkrua nga ambasadorët respektivë të vendeve në Uashington DC.

Pjesëmarrje në ekspozitën "BESA"

Albanian

Ishte një nder i veçantë që aktivitetet kushtuar 75-vjetorit të çlirimit të kampit famëkeq të Auschwitz organizuar nga Qëndra Kulturore Bender JCC of Greater Washington, me mbështetjen e Ambasadës së Izraelit dhe Zyrës së Sekretarit të Shtetit të Maryland Z. John C. Wobensmith, kishte në fokus ekspozitën “Besa”. Në ekspozitën fotografike shpaloseshin historitë më të spikatura të shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shumë prej tyre tashmë gëzojnë titullin e nderit Righteous Among Nations-Të Respektuar Ndërmjet Kombeve akorduar nga Yad Vashem.

Ndarja nga jeta e z. Van S. Christo, Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Massachussets.

Albanian

Me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të z. Van S. Christo, Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Massachussets.

Z. Van S. Christo ishte me prejardhje nga Korça, gjithmonë krenar për vendin e tij të lindjes; bashkëkohës i Fan S. Noli & Faik Konicës; veteran i dekoruar i Luftës së Dytë Botërore për Marinën e SHBA-ve; biznesmen i suksesshëm dhe drejtues i dedikuar i komunitetit shqiptar.

Njoftim mbi shpërthimin në Houston, Teksas

Albanian

Sot, më 24 janar, ka ndodhur një shpërthim në Houston, Teksas. Ambasada kontaktoi menjëherë me autoritetet dhe komunitetin shqiptar Arberia Houston  Me keqardhje të thellë për viktimat nga kjo ngjarje, njoftohemi se fatmirësisht nuk ka dëmtime në njërëz nga komuniteti shqiptar.
Deri më tani, një familje shqiptare është e lokalizuar në afërsi të zonës ku ndodhi shpërthimi dhe njoftohemi se ka patur vetëm dëmtime serioze të banesës. Ambasada është në kontakt për vazhdueshëm duke ndjekur situatën.

“ Takimi i Mjekësisë në Diasporë”

Albanian

Të nderuar bashkëkombas,
Ju njoftojmë se më 20 shkurt 2020 do të zhvillohet në Tiranë “ Takimi i Mjekësisë në Diasporë”. Ky aktivitet organizohet nga Agjencia Kombëtare e Diasporës me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrit të Shtetit për Diasporën.

Pages

Postal Address

Embassy of the Republic of Albania
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 15:00