Articles

Shfaqja e filmit "The Righteous Gypsy”

Albanian

Në ambjentet e B’nai Tzedek Congregation u shfaq filmi "The Righteous Gypsy” të autorit JakovSedlar.
Një histori e veçantë e projektuar në film, historia e të vetmes grua në histori që merr këtë titull nga komuniteti rom.
Në aktivitetin e organizuar me këtë rast, ku kishte pjesëmarrës nga komuniteti shqiptaro-hebre, ai amerikano-hebre, shqiptarë-amerikanë që jetojnë e punojnë në SHBA, përshëndeti dhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në SHBA Znj. Floreta Faber.

“Dyert e Hapura të Ambasadës” për qytetarët e Uashingtonit

Albanian

“Dyert e Hapura të Ambasadës” këtë herë u mundësua për një grup qytetarësh të Uashingtonit, të cilët donin të dinin më shumë rreth Shqipërisë.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Ambasadorja Floreta Faber i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë event që pasqyron më së miri interesin e tyre për vendin tonë. Më tej, Ambasadorja i bëri një ekspoze të pranishmëve rreth historisë, traditave dhe kulturës shqiptare si edhe i njohu ata me mundësitë që ofron vendi ynë në fusha të ndryshme.

Ambasadorja Floreta Faber në Konferencën ekonomike të Integra International.

Albanian

Ambasadorja Floreta Faber prezantoi Shqipërinë në Konferencën ekonomike të organizuar nga Integra International.

Pjesëmarrja e Ambasadores Faber ne American Councils

Albanian

Këshillat Amerikane/ American Councils (AC) mblodhi këtë të javë miq nga Shqipëria dhe Kosova për të promovuar Programet e Edukimit për të rinjtë. Me një prezencë në Shqipëri nga viti 2003, American Councils for International Education Albania numëron mbi 100 nxënës shqiptarë të cilët janë arsimuar nga Programi YES në SHBA. Së bashku me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit - AADF si dhe Fondacionin Biberaj, AC mundëson sjelljen e të rinjve shqiptarë në studime masteri një vjeçar në Shtetet e Bashkuara.

Një Ditë Shqiptare në Uashington DC

Albanian

Për të tretin vit rradhazi, Ambasada zhvilloi aktivitetin “Ditë Shqiptare në Uashington DC”, me një grup të përzgjedhur studentësh shqiptarë dhe shqiptaro-amerikanë që studiojnë në universitete të ndryshme në SHBA.

Takim me një grup gazetarësh të mirënjohur shqiptar

Albanian

Kishim kënaqësinë të mirëprisnim në Ambasadë një grup gazetarësh të mirënjohur shqiptar, zëra të rëndësishëm të medias vizive dhe të shkruar.
Ata ndodhen në Amerikë në kuadër të Programit të ofruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit “Zbatimi i ligjit dhe media në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, një eksperiencë që pritet të luaj një rol pozitiv dhe të përcjellë menyra të reja edhe në funksionimin e medias në Shqipëri.

Prezantimi i Ambasadores Faber me z. Robert O’Brien

Albanian

Ambasadorja Faber pati kënaqësinë të prezantohet me z. Robert O’Brien, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Presidentit Trump. I uroi z. O’Brien suksese në detyrën e re dhe u shpreh entuziaste në emërimin e tij në këtë detyre. Gjithashtu, Ambasasorja i prezantoi pozicionimin e Shqipërisë si një partnere dhe aleat i ngushtë i SHBA-ve e cila luan rolin e saj ne iniciativat e përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
Më tej, u diskutua mbi mundësi dhe projekte të përbashkëta për të cilat palët u shprehën besimplotë në realizimin e tyre.

Sesioni i 74-t i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Albanian

U përmbyll me sukses Sesioni i 74-t të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Veç axhendës që parashikonte segmentin multilateral ku u diskutuan aktivisht sfidat dhe prioritetet e OKB-se, axhenda e Kryeministrit Rama dhe Minisitrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme përfshiu takime dypalëshe me përfaqesues të lartë të SHBA-ve, nënshkrim marreveshjesh dypalëshe, takime me Përfaqësues të vendeve të Amerikës Latine si edhe takime dhe aktivitete me përfaqësues të Diasporës.

Nenshkruhet marrëveshja ndërmjet SHBA-ve dhe Shqipërisë në fushën e Arsimit

Albanian

Gjatë javës së UNGA74 u nënshkra Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuar në fushën e arsimit. Marrvëshja u nënshkrua nga Nd/Sekretarja e Shtetit për Edukimin znj. Marie Royce dhe Ministri Cakaj. Ky dokument u konsiderua si një gurë kilometrik i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në këtë fushë.

Fushata e shpëndarjes së librave shqip në shkollat shqipe në SHBA

Albanian

Me fillimin e vitit të ri shkollor, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, si çdo vit tashmë, filloi fushatën e shpëndarjes së librave shqip në të gjitha shkollat shqipe në SHBA, si Masaçustes, Florida, Miçigan, Nju Xhersi, Nju Jork, Konektikat, Filadelfia, Teksas, Çikago etj.
Kjo fushatë e mbyll rrugëtimin e saj të dielën, më 22 shtator, në një ceremoni të veçantë në shkollën “Children of the Eagle” në Nju Roshell me pjesëmarrjen e Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Gent Cakaj.

Pages

Postal Address

Embassy of the Republic of Albania
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 15:00